Gjobëvënia ndaj Bombajt
kapet bashkëpunëtori i Stresit

Gjobëvënia ndaj Bombajt<br />kapet bashkëpunëtori i Stresit
TIRANE- Arrestohet në Tiranë njëri nga bashkëpunëtorët e këngëtarit Stresi i dyshuar si i përfshirë në gjobëvënien ndaj regjisorit dhe kantautorit Leonard Bombaj. Shtetasi Relado Kurti u vu në pranga nga Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit.

Relado Bujar Kurti, 26 vjec, banues në Tiranë ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda me vendim penal të datës 26.05.2011. Gjykata kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie“.

I kërkuari mësohet se është vënë në pranga rreth orës 00.30, në Rrugën e Kavajës, nga Komisariati nr.3, shkruan sot agjencia e lajmeve online "Lajmi i fundit"

Ne periudhen gusht-shtator 2011 regjisori Leonard Bombaj u akuzua se kishte perdhunuar nje vajze 15-vjecare, pjese e akademise se Kripmjaltezave, por akuza u hodh poshtë.  Arkimed Lusha, i njohur si kengetar reper, me pseudonimin Stresi kërcënoi Bombajn se nese nuk dorezonte 20 mije euro do te behej publike historia e abuzimit me vajzen 15-vjecare. Prokuroria vertetoi se akuza nuk ishte e vertete, ndersa 15 vjecarja se bashku me 4 persona jane ne gjykim pasi akuzohen nga prokuroria për gjobvënie. Ceshtja po gjykohet nga Gjykata e Krimeve te Renda.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Euro e mbyll korrikun me vlerën më të ulët historike, këmbehet me 100 lekë

Euro e mbyll korrikun me vlerën më të ulët historike, këmbehet me 100 lekë