Gjobëvënie 200 mijë euro në Elbasan pas prishjes së pazareve të drogës! Vetëdorëzohet Ervis Dervishi, një vit më parë u prangos dhe i vëllai

Gjobëvënie 200 mijë euro në Elbasan pas prishjes së pazareve të drogës! Vetëdorëzohet Ervis Dervishi, një vit më parë u prangos dhe i vëllai

Policia e Elbasanit ka arrestuar Ervis Dervishi, vëllanë e Altin Dervishit i cili prej një viti ishte shpallur në kërkim pasi kanosi Aleko Ferhatin që ai t’iu jepte 200 000 euro.

Kërcënimet ndaj një sipërmarrësi 34-vjeçar të cilit i kërkonin 200 mijë euro, sipas policisë kishin të bënin me prishjen e pazareve të drogës.

Familjarët e tij kanë sqaruar se Dervishi është vetëdorëzuar. 

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve në kërkim, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, bazuar në inteligjencën informative, ndaloi shtetasin në kërkim E. D., 32 vjeç, banues në Belsh. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", kryer në bashkëpunim, dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit'.

Shtetasi Ervis Dervishi, më datë 12.08.2023, në bashkëpunim me vëllanë e tij (i arrestuar më parë, në kuadër të operacionit "Pressure"), dyshohet se kanë kanosur një shtetas 34 vjeç, që ai t’iu jepte shumën 200 000 euro, që dyshohet se rrjedh nga veprimtari të përbashkëta kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë vendit.     

Lajmi ne perditesim... 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Përplasi për vdekje të riun me motor, shpallet në kërkim 55 vjeçari! Pas aksidentit u largua nga vendngjarja

Elbasan/ Përplasi për vdekje të riun me motor, shpallet në kërkim 55 vjeçari! Pas aksidentit u largua nga vendngjarja