Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës me akuzën e gjobëvënies ndaj një qytetari në Tiranë. Nën operacionin e koduar ”START 2012”, janë arrestuar në flagrancë dy shtetas për veprën penale të “shtrëngimit me anë kanosjes ose dhunes për dhënie pasurie”. U mor masa e arrestit në flagrancë për shtetasit : Martin Kol Kshtejari, 22 vjeç, banues në Tirane, i dënuar më parë për shpërndarje lënde narkotike në Serbi, për vjedhje me dhunë në Itali, falsifikim dokumentash në Greqi dhe Besmir Qemal Pepmarku, 23 vjeç, banues ne Kamez Tiranë.
Dy personat dyshohet se kanë shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie shtetasin Skerdian Gjata, 19 vjec, në një shumë të konsiderueshme parash.
Kapja e ketyre shtetasve u bë në momentin e dorezimit te shumes së kërkuar.
Ndërkohë, gjatë kontrollit të baneses së shtetasit Besmir Pepmarku u gjet dhe u sekuestrua një arme zjarri pushkë si dhe 9 fishekë luftarakë. ah/shqiptrja.com/
/Shqiptarja.com