Gjobiten 478 shoferë brenda një ditë, parkuan në rreshtin e dytë/ Policia apel: Kryeqyteti është i të gjithëve (VIDEO)

Policia e Shtetit iu bën apel shoferëve që të bëjnë kujdes me parkimet, pasi brenda 24 orëve janë gjobitur rreth 478 persona, pasi nuk kanë respektuar rregullat e parkimit. Policia sqaron se duhet më shumë punë nga qytetarët në mënyrë që Tirana t'i ngjajë një kryeqytetit.

"Me hapësirat dhe numrin e mjeteve që qarkullojnë në kryeqytet, sigurisht që parkimi mbetet problem, por nuk ka absolutisht asnjë justifikim që për të konsumuar kafe, të parkosh ku të mundesh, në trotuar, në rresht të dytë, në vendkalim këmbësorësh, në korsitë e dedikuara apo në vendin e rezervuar për mjetet e shërbimit publik dhe nuk janë disa raste sporadike të tilla, por plot 478 mjete të konstatuara dhe për këtë shkelje, në një ditë. Kryeqyteti është i të gjithë qytetarëve, dhe nëse deshironi që të ngjajë si i tillë, duhet më shumë përgjegjshmëri, respekt ndaj tjetrit dhe sigurisht bindje ndaj rregullit."-njofton Policia e Shtetit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 20/01/2019 16:35

    Bravo policia dyfishoni gjobat ate pune boni per kafshet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar