Gjobiten me 7.3 mln lekë
karburantet, bllokohen 3
Gjobiten me 7.3 milionë lek të reja 16 pika karburantesh në vend, ndërkohë që 3 të tjerë janë bllokuar. Inspektorati Shtetëror Teknik ka publikuar masat e mara gjatë muajit tetor, ku bie në sy bllokimi i 3 karburnateve, një në Vlorë, një në Delvinë dhe një në Lushnje.
Gjobiten me 7.3 milionë lek të reja 16 pika karburantesh në vend, ndërkohë që 3 të tjerë janë bllokuar. Inspektorati Shtetëror Teknik ka publikuar masat e mara gjatë muajit tetor, ku bie në sy bllokimi i 3 karburnateve, një në Vlorë, një në Delvinë dhe një në Lushnje. Ndërkohë që gjobat për 16 karburantet e tjerë varjojnë nga 150 mijë lekë deri në 1.5 milionë lekë. Arsyjet e gjobitjes janë mungesa e dokumentacionit, mosrespektimi i kushteve teknike por edhe tregtimi i naftës dhe benzinës, jashtë kushteve të parashikuara në ligj.
“Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) publikon rezultatet e inspektimeve të ushtruara në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike për muajin tetor 2016. Fokusi i kontrolleve të kryera ishte zbatimi i dispozitave të ligjit nr.8450 datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, ligji nr.32/2016 datë 24.03.2016 “Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve/instalimeve nën presion” si dhe VKM nr.212, datë 16.3.2016 “Për përcaktimin e kushteve dhe të rregullave teknike për përpunimin e bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm të naftës (GLN)” dhe ligji nr. 8734, datë 01.02.2001 “Për garantimin e sigurisë se punës te pajisjeve dhe instalimeve elektrike”, i ndryshuar. Nga inspektimet e bëra nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial për periudhën tetor 2016 janë gjobitur 19 subjekte. Më poshtë gjeni listën e subjekteve si dhe informacionin përkatës për secilin subject”, - thuhet në një njoftim të ISHTI.
Inspektorati Shtetëror Teknik prej më shumë se dy vjetësh ka filluar aksionin për kontrollet e të gjitha subjekteve që tregtojnë naftë, benzinë e gaz. Deri tani janë vendosur me qindra gjoba, ndërkohë që numri i karburanteve që janë bllokuar është shumë i ulët. Prej vitesh qytetarët shqiptarë ankohen për sa i përket cilësisë së naftës dhe benzinës që hedhin në makinën e tyre. Nga hetimet e deritanishme, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Prokuroria kanë arritur që të gjejnë disa raste ku nafta e papërpunuar Virgin përzihet me naftë cilësore. Nga ana e saj qeveria ka bërë dhe ndryshime ligjore për të rritur masën e gjobave dhe për të forcuar kontrollet, që kanë dhënë efekt, pasi ka një numër të lartë subjektesh që janë gjobitur për mungesën e cilësisë apo të dokumentacionit të kërkuar.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 3018
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23