Gjatë ditës së sotme janë ndëshkuar 4 persona për organizim dasmash kundër rregullave për të parandaluar përhapjen e COVID-it, 2 pronarë lokalesh nmë Berat, 1 në Durrës dhe një person që po organizonte dasmë në oborrin e shtëpisë në Bulqizë.

Dy pronarë restorantesh janë ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë pasi organizuan festë në Berat në  kundërshtim me Aktin Normativ. Dy bizneset në rrugën Berat-Uznovë janë të pronarëve me iniciale   V.S dhe E.A.

Gjithashtu edhe në Bulqizë është gjobitur një person me 1 milion lekë gjobë pasi organizoi dasmë në oborrin e banesës së tij. Në shtëpinë e B. Gj. ishte një  numër i madh personash duke u kthyer në burim rreziku për infektim dhe përhapje të COVID-19.

Gjithashtu në Durrës është ndëshkuar me 1 milion lekë pronari i një lokali,  pasi organizoi dasmë. Gjithashtu vihet nën hetim një 45-vjeçar, për "Prishja e qetësisë Publike". Lokali në fshatin Sallmone në Shijak është në pronësi të personit me iniciale Sh.Ç..

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:52
Dasma në kohë COVID-i, e pësojnë keq dy pronarët e restoranteve në Tiranë! Gjobiten me 3 mln

TIRANË- Organizimi i dasmave në kundërshtim me aktin normativ kundër COVID-19 u kanë kushtuar pronarëve të dy restoranteve në Tiranë 3 mln lekë! Edhe pse është e ndaluar që të zhvillohen ceremoni martesore, për shkak se nxisin grumbullime të njerëzve, kjo gjë nuk i ka penguar dy pronarët, të cilët janë ndëshkuar nga uniformat blu.

"Policia e Tiranës ka ndëshkuar me nga 3.000.000 lekë gjobë, pronarët e dy restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar dy restorante në të cilët ushtrohej aktivitet,duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.  Për subjektet në fjalë shërbimet e Policisë u kanë vendosur administratorëve S.GJ dhe I.S., masë administrative prej 3.000.000 lekë secilit.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19", njofton policia.