Gjobitet me 30 mijë euro Klan Kosova për shkak të promovimit të dhunës në BBV, po në Shqipëri?

Gjobitet me 30 mijë euro Klan Kosova për shkak të promovimit të dhunës në BBV, po në Shqipëri?

Big Brother në Kosovë

Komisioni i Pavarur i Mediave në Kosovë ka gjobitur me 30 mijë euro Klan Kosovën, për shkak të promovimit të dhunës përmes “Big Brother”.

Lajmi u bë e ditur nga juristja e mediave, Flutura Kusari. Ajo e quajti këtë një vendim “historik” nga KPM, duke shtuar se promovimi i dhunës ndaj grave, denigrimi i komuniteteve dhe dëmtimi i fëmijëve përmes përmbajtjes televizive, nuk kalojnë.

"E fituam rastin kundër Big Brother dhe Klan Kosova! 30,000 euro gjobë për Klan Kosova që përmes Big Brother promovoi dhunë psikologjike ndaj një viktime të dhunës, lejoi gjuhë denigruese dhe lejoi përdorim  të fjalorit vulgar pankodim për t'i mbrojtur fëmijët.

Ky është një vendim historik i KPM-së, bazuar në tetë ankesa, që tregon se në Kosovë nuk kalon promovimi i dhunës ndaj grave, denigrimi i komuniteteve dhe dëmtimi i fëmijëve përmes përmbajtjes televizive. Big Brother tani ka marrë epitetin e emisionit që promovon dhunën ndaj grave.  A do të ndryshoj qasjen Klan Kosova apo do të vazhdoj avazin e njëjtë? 

Bravo KPM! Ky është një hap i madh për shoqërinë tonë! Modeli i Shqipërisë për rritje të shikueshmërisë përmes dhunës nuk kalon në Kosovë. Pikë. Vendimi do të publikohet në të ardhmen dhe nëse kam kohë e analizoj detajisht.

Ju falenderoj për vëmendje.

P.S për të interesuarit rreth bazës ligjore, KPM ka përdorë pikërisht nenin 3.1 të Kodit të Etikës në të cilën e kam bazu ankesën dhe poashtu edhe nenin 4 dhe 5 të Kodit",-shkruan Kusari në rrjetin social Facebook.

Pas këtij lajmi, shumë ndjekës të këtij formati reality show, kanë ngritur njëzëri pyetjen se a duhet që masa të tilla të merren edhe në Shqipëri. Nuk kanë qenë të pakta skenat e dhunës verbale, fizike dhe me një sërë antivlerash në BBVA,  që nuk bëjnë asgjë tjetër, veçse ndikojnë në përkeqësimin e shoqërisë shqiptare. 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja