Policia e Kosovës është gjobitur nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik për shkak të shkeljeve gjatë tenderit për instalime të disa pajisjeve specifike nëpër pika kufitare dhe trajnim të Policisë Kufitare për shkak të favorizimit kompanive të caktuara, dhe ndryshimit të kritereve të tenderit në gjysmë të procedurës.
Edhe pse OSHP-ja e ka pezulluar njëherë këtë tender kur ka gjetur shkelje, policia ka vazhduar duke mos e njohur autoritetin e OSHP-së dhe si pasojë është aplikuar dënimi nga kjo e fundit në vlerë prej 10 mijë euro.
“Besa Security” ka bërë ankesa, si palë e pakënaqur dhe ka parashtruar ankesë në OSHP, nën arsyetimin se në dosjen e tenderit ka pasur specifika diskriminuese për këtë aktivitet të prokurimit.
/Shqiptarja.com