Gjoka Konstruksion: Një sqarim për videon e publikuar nga Berisha dhe gjendjen reale të Urës së Vashës

Gjoka Konstruksion: Një sqarim për videon e publikuar nga Berisha dhe gjendjen reale të Urës së Vashës

Ura e Vashës

Kompania Gjoka Konstruksion ka reaguar pas publikimit të disa pamjeve nga ish-kryeministri Berisha, sipas të cilit, Ura e Vashës, segment i Rrugës së Arbrit, po ndërtohet pa standarde. Në një postim në profilin e saj në rrjetet sociale, kompania Gjoka  sqaron se pamjet e publikuara nga Berisha nuk i përkasin kësaj ure.

“Muri që shfaqet në pamjet e z.Berisha nuk bën pjesë në strukturat mbajtëse të Urës së Vashës, as edhe të trupit të rrugës para kësaj ure. Përfundimi i fazës së hapjes së tunelit T5, që ndodhet para Urës së Vashës, kërkoi ndërtimin e këtij muri si strukturë të përkohshme betoni për krijimin e një sheshi “sheshi i lancimit-territor provizor” në dalje të tunelit. Njëkohësisht ky mur i përkohshëm shërbeu dhe për mbrojtjen e jetës së punëtorëve nga rënia e gurëve dhe dherave të shesheve ku u ndërtuan 3 bazamente të urës. Çarja që tregohet është e krijuar nga masivët e shkëputur nga faqja e malit, zonë e cila është krejtësisht e shmangur nga aksi i rrugës dhe urës!”, thuhet në postim.

Kompania që është kontraktuar për ndërtimin e kësaj ure, më tej jep të detajuar parametrat e veprës, duke i bashkëngjitur postimit një video, planet e së cilës janë marrë në të njëjtën ditë me postimin e ish-kryeministrit.

Sqarimi i kompanisë Gjoka Konstruksion

Duke marrë shkas nga përcjellja në disa media e pamjeve video me material spekulues nga territori i projektit të Rrugës së Arbërit, vepra Ura e Vashës, objekt në ndërtim, ku për realizimin e saj është kontraktuar kompania Gjoka, pamje të cilat shoqërohen me tekst që denonconte cilësinë e punimeve dhe ngrinte dyshime mbi standardin e realizimit të veprës, në respekt të së vërtetës dhe të drejtës së informimit të opinionit publik Shoqëria Koncesionare ndjen detyrimin të prononcohet.

Këto sulme apo akuza përbaltës që hasen rëndom, në mënyrë anonime për shumëçka në mediat sociale dhe si aspak profesionale nuk meritojnë vëmendje, për më tepër pasi është lehtësisht e verifikueshme pavërtetësia e plotë e tyre nga kushdo që nuk pranon të gënjehet.

Mirëpo kur zëdhënës i videos dhe shpërndarës i saj është Sali Berisha, kjo i jep tjetër trajtë materialit, pasi opinioni i gjerë priret të besojë, duke ditur që ai është një ish-kryeministër dhe si i tillë i njeh shumë mirë procedurat koncensionare, detyrimet kontraktuale, auditimin dhe çertifikimin e një vepre publike që nga nisja e punimeve deri në dorëzimin e saj.

Për këtë arsye sqarojmë opinionin publik mbi ecurinë dhe sigurinë e punimeve në një aks me kaq rëndësi dhe kaq shumë të pritur nga banorët e zonës, me përgjegjësi të plotë si vijon:

Muri që shfaqet në pamjet e z.Berisha nuk bën pjesë në strukturat mbajtëse të Urës së Vashës, as edhe të trupit të rrugës para kësaj ure.

Përfundimi i fazës së hapjes së tunelit T5, që ndodhet para Urës së Vashës, kërkoi ndërtimin e këtij muri si strukturë të përkohshme betoni për krijimin e një sheshi “sheshi i lancimit-territor provizor” në dalje të tunelit. Njëkohësisht ky mur i përkohshëm shërbeu dhe për mbrojtjen e jetës së punëtorëve nga rënia e gurëve dhe dherave të shesheve ku u ndërtuan 3 bazamente të urës. Çarja që tregohet është e krijuar nga masivët e shkëputur nga faqja e malit, zonë e cila është krejtësisht e shmangur nga aksi i rrugës dhe urës!

Duhet theksuar se aksesimi i shesheve të ndërtimit të Urës së Vashës nga ana e Tiranës ku është muri i përkohshëm, u bë i mundur vetëm pas hapjes së tunelit T5. Vetë bazamentet e urës janë realizuar si struktura rigjide beton-arme mbi pilota të futura rreth 30m në shkëmb të çimentuar. Për ndërtimin e tyre janë realizuar 8500 m3 betone të armuara të Klasit 30/37 Mpa, 1000 ton hekur betoni, 1435 ml pilota b/arme dhe 2000 ton çimentime të shkëmbit të themeleve. Këto bazamente kanë një aftësi mbajtëse dhe qëndrueshmëri në përputhje me Eurokod-in.

Më poshtë mund të shihen plane video të marra dje dt. 7 gusht 2020 që konfirmojnë sa më sipër. Kompania hedh poshtë çdo spekullim mbi këtë çështje duke garantuar përfundimin e veprës në afat dhe në përputhje me të gjitha detyrimet kontraktuale dhe të standardeve më të mira të sigurisë.

Gjithashtu ftojmë çdo të interesuar, institucion, media apo përfaqësues të politikës, që të kontaktojë për çdo informacion në lidhje me Rrugën e Arbrit, një vepër që është e të gjithë shqiptarëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 09/08/2020 08:04

    Na rujt zoti se per cilesi punimesh qe beni ju as me karroca nuk ke besim ne keto rruge.Dhe shpejtoni se para zgjedhjeve duhet te vij ta inaugoroj Edi se ne Shqiperi vetem per zgjedhje behen inaugurime

    Përgjigju
    • Inxhinieri: 09/08/2020 15:55

      A merr vesh nga te dhonat qe jan publiku apo fol kot?.! Se po te merrje vesh sdo kishe fol

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë