Gjon Mili në dokumentar, Bako:
Na surprizuan fotot dedikuar grave

Gjon Mili në dokumentar, Bako:<br />Na surprizuan fotot dedikuar grave
Gjon Mili iu zë në flagrancë, në fotografitë e tij gjendeni në luftë me vetveten - si të zënë në kurth”, shkruante në vitit 1942 Zhan Pol Sarter. 

Mjeshtri i fotografisë botërore me origjinë shqiptare Gjon Mili është rikthyer në atdheun e tij përmes dokumentarit “Light” të realizuar nga regjisoret Suela Bako e Yllka Gjollesha. Ato kërkuan gjurmët e mjeshtrit në Nju Jork, Boston, Paris.

Takuan miq të Milit, ish bashkëpunëtorë dhe nxënës të tij. Suela Bako rrëfen udhëtimin dyvjeçar përmes kujtimeve dhe zbulimeve të veprave të panjohura të Milit.

“Në çdo hap ka qenë një surprizë më vete, marrëdhënia e Gjon Milit me figurën e femrës ka qenë surpriza e këtij dokumentari dhe pas kësaj figure u kapën edhe ne për ta kthyer në gjuhën artistike të këtij dokumentari”, tha Suela Bako.

Piktorja Yllka Gjollesha dhe aktorja Suela Bako me një ekip artistësh shfrytëzuan çdo gjurmë jete për ta kthyer të gjallë imazhin e gjeniut të fotografisë botërore në atdheun e tij. 

Pikërisht për faktin se ai nuk është pothuajse fare i njohur ose pak i njohur në vendin tonë, ne ndihemi me fat që ne jemi bërë shkas që të njihet në një përmasë të tillë si pjesë e një dokumentari apo një studimi, apo si një përsiatje mbi krijimtarinë edhe fotografinë e tij. Kështu ne morëm shkak për të kryer një studim. 

[gallery]22530[/gallery]

Ka qenë një ide e Yllka Gjolleshës, e cila prej vitesh e bluante në mendje dhe rrugës në ndërmendje për ta realizuar më ka ftuar mua si bashkëpunëtore, si bashkëregjisore dhe bashkëskenariste dhe ka qenë një udhëtim i ne të dyjave për më shumë se dy vjetësh në gjurmët e tij”, shprehet Bako. 

Prezantohet jeta e Milit dhe e familjes së tij që në moshën 5-vjeçare, kur emigroi në Rumani. Kudo janë gjurmët. Në vitin 1923 Gjon Mili arriti në SHBA ku përveç punëve të tjera nisi të merrej edhe me fotografi. 

Ai përdori për herë të parë “fleshin elektronik” dhe “dritën stroboskopike”, Ishte unik për lidhjen interesante të lidhjes së shkencës me artin.
Gjon Mili është marrë edhe me kinematografi, duke xhiruar me skenarin e vet gjashtë filma.

Në këtë dokumentar erdhën vepra të reja, ku ka pasqyruar fotoportrete interesante të figurave të artit e kulturës botërore si dramaturgun Jonesko, piktorin Matis, Frank Sinatran, Sartrin, e më gjerë. Vdiq në Amerikë në vitin 1984.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro