Gjonaj ikën nga Drejtësia: Dhashë rezultate domethënëse, suksese Manjës! Peleshi rikonfirmohet në krye të Mbrojtjes: S'e prisja, nuk jemi të pazëvendësueshëm

Etilda Gjonaj nuk do të jetë më në qeverinë "Rama 3". Pas katër vitesh në krye të ministrisë së Drejtësie, Gjonaj është caktuar nga Rama në qeverinë mandati të tretë si sekretare për rolin e gruas. Në një intervistë për Report Tv, Gjonaj tha se ka bërë punë sinjifikative në krye të dikasterit të drejtësisë dhe se beson se punët e nisura do të çohen para nga pasuesi i saj Ulsi Manja.

"Në 4 vite në krye të drejtësisë jam munduar të jap maksimumin tim dhe besoj se falë mbështetjes që kamë marrë  kemi arritur rezultate sinjifikative që do të çohen para nga Ulsi Manja. Besoj se një ministre me një mandat të plotë është i mjaftueshëm dhe besoj se kjo është një kohë e mjaftueshme në krye të dikasterit. Unë i uroj suksese Ulsi Manjës dhe kam bindjen se do të çojë para të gjitha projektet e nisura", tha Gjonaj për Report Tv.

Ndërsa nga ana tjetër Niko Peleshi është rikonfirmuar në rolin e Ministrit të Mbrojtjes. Para mediave Peleshi tha se priste një emër tjetër, pasi të gjithë janë të zëvendësueshëm.

“Jam shumë i bindur që ajo çka u parashtrua nga kryeministri, mbi nevojën e një rishikimi të gjithë organizatës sonë politike, mendësisë dhe kulturës, edhe pse jemi fitimtarë, është ajo që duhet të na motivojë të gjithëve. Kemi detyrimin të lexojmë mirë edhe votën pro, edhe atë kundër, edhe votën e shqiptarëve, që mbase na panë si alternativën më të mirë, por jo aq të mirë sa do donin të ishim. Unë kam prej 8 muajsh që shërbej në pozicionin e ministrit të Mbrojtjes, por kur fillon një mandat i ri, fillon një qeveri e re. Ne nuk jemi të pazëvendësueshëm. Kështu që prisja edhe emra të rinj, për të cilët nuk do të kisha hatërmbetje, por do ju uroja më të mirën", tha Peleshi.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:38
U emërua zv.kryeministër, Ahmetaj: Jam i emocionuar, nuk kam pse ta fsheh

Arben Ahmetaj do të jetë zëvendëskryeministër në qeverinë Rama 3 duke zëvendësuar Erion Braçes, i cili ditë më parë lajmëroi largimin nga çdo drejtim qeverisës. Ahmetaj u shpreh i emocionuar nga posti i ri, ndërsa e konsideroi atë nj përgjegjësi të madhe.

 “Me shumë përgjegjshmëri dhe me shumë emocion, nuk kam pse ta fsheh se është përgjegjësi e madhe. Dhe vazhdojmë projektin e Rilindjes me kryeministrin Rama”, tha Ahmetaj.

Ora 14:11
Rikonfirmohet në detyrë si ministre Kulture, Margariti: Një sfidë e madhe dhe përgjegjësi e shtuar, fokusi te mungesat e hapësirave për artin e kulturën

 

Rikonfirmimin në detyrë si ministre e Kulturës, Elva Margariti e shikon si një përgjegjësi dhe një sfidë të madhe. Ndërsa fokusin e punës në këtë mandat të tretë qeverisës do ta përqendrojë edhe tek fëmijët. Margariti është në mesin e Ministreve pa mandat deputeti.

“Me më shumë përgjegjësi dhe më shumë energji. Kjo përgjegjësi e dhënë nga Kyeministri, nuk është një fitim besimi për sot, por është një luftë për të fituar atë gjithmonë e në vazhdim. Fokusi në mandatin e trete: Janë mungesat e hapësirave për artin dhe kulturën, por edhe mbi të gjitha politika të reja për fëmijët. Jemi në hartimin e qendrës kombëtare të kulturës për fëmijë. Sot është patjetër një sfidë e madhe dhe një përgjegjësi e madhe e shtuar”, tha ministrja Margariti. 

Ora 13:59
Kushi 'ndan' ministrinë me Bora Muzhaqin, ish vartësen e saj: Kam besimin se do bëjë punë të mirë, kryeministri i mbështet të rinjtë

Evis Kushi do të ndajë ministrinë me vartësen e vet, Bora Muzhaqi, e cila mbante postin e zv.ministres së Arsimit. Në një prononcim për mediat Kushi tha se është e lumtur për Bora Muzhaqin pasi është një person që përkushtohet dhe ka besimin se do të punojë mirë.

Të rinjtë, tha Kushi, kanë pasur gjithmonë mbështetjen e Ramës dhe se emri i Bora Muzhaqit nuk ishte surprizë për të.

"Kryeministri gjithmonë i ka mbështetur të rinjtë, përfshirjen e tyre në vendimmarrjen politike. Nuk është ndonjë suprizë, Bora ka qenë gjithmonë e përkushtuar dhe kam besim se do të punojë mirë.  Aq më tepër unë e njoh se e kam patur zv/ministre” tha Kushi.

Kryeministri Rama konfirmon në krye të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushin, ndërsa krijoi dhe një dikaster të ri atë për Rininë, ku vendosi Bora Muzhaqin ministre shteti për Rininë dhe Fëmijët

 

Ora 13:40
U rikonfirmua në ministrinë e Shëndetësisë, Manastirliu: E kemi menaxhuar mirë situatën e pandemisë! Puna nuk bëhet vetëm, por në ekip

 

Pasi u rikonfirmua në krye të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një deklaratë për medie tha se bashkë me ekipin kanë bërë një punë të mirë sa i përket menaxhimit të pandemisë. Puna nuk bëhet vetëm, tha Manastirliu, por në ekip.

“Puna nuk bëhet vetëm por në ekip. Nën drejtimin e Ramës padyshim që përpjekjet e ekipit në ministrinë e shëndetësisë ia kemi dalë të shkojmë në një nivel të mirë sa i përket të gjithë administrimit të menaxhimit të pandemisë”, tha ministrja.

Ora 13:07
Nga Bujqësia te ministria pa portofol, Ikonomi: Është hap i ri, ka shumë gjëra që duhen bërë mirë

Milva Ikonomi nuk do të jetë më Ministre e bujqësisë, por është caktuar në Ministrinë e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, ministri pa portofol. Për Ikonomin ky është një hap i ri dhe se ka shumë gjëra që duhen bërë më mirë.

“Është një hap tjetër, sepse është një ministri komplet e re, është një gjë komplet e re, kështu që është shumë mirë. Ka shumë gjëra përpara që duhen bërë mirë, që duhen përmirësuar, në mënyrë që publikut t’i shërbehet më mirë. Kjo do të jetë sfida jonë”, tha Ikonomi.

Ora 12:36
Rama i jep tjetër shans, Ditmir Bushati: Shpresoj të zgjidhem! Përmirësimi i debatit politik të fillojë me PS

Supriza e sotme në Asamblenë e PS ishte prezantimi i Ditmir Bushatit nga kryeministri Edi Rama si anëtar i akademisë politike dhe kandidat për anëtar kryesie. Pas përfundimit të asamblesë ku u prezantuan emrat e rinj të qeverisë Rama 3, në një deklaratë për medie u shpreh se shpreson që të zgjidhet dhe ta vazhdojë ta japë kontributin e tij në PS.

Shpresoj të zgjidhem dhe të vazhdoj kontributin tim për Partinë Socialiste.”, tha Bushati.

Debati politik tha Bushati ka nevojë për përmirësim dhe duhet të fillojë nga PS.

"Kam përshtypjen që në fjalën e tij Rama e cilësoi që ka vend për të përmirësuar  të gjithë hapësirën e debatit politik dhe përmirësimi debatit politik duhet të fillojë nga Partia Socialiste”.

 

 

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anila: 02/09/2021 15:31

    etilda ishte tamam ministre, dinte te komunikonte dhe nuk bente as sherr e as debate te kota. ja te shohim ket qe do vi tani, ky i dosjes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër