Gjonaj në Komisionin e Ligjeve: SPAK të hetojë prokurorë e gjyqtarë të shkarkuar (VIDEO)

TIRANË- Teksa  raportoi para Komisionit të Ligjeve për vitin 2020, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, vlerësoi punën e Prokurorit të Përgjithshëm, SPAK dhe BKH-së, ndërsa bëri thirrje që të hetohen gjyqtarë dhe prokurorë që kanë dhënë dorëheqjen nga Vettingu.

“SPAK duhet të bëjë hetime proaktive dhe ndjekje penale të të gjithë  gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë dhënë dorëheqjen nga Vetting, për të cilët ka prova dhe indicie se pasuria e tyre është në bazë të korrupsionit. Po ashtu si duhet të ndiqet hetimi për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar, për të cilët komisionet e Vettingut kanë prova se kanë pasuri të paligjshme”, tha Gjonaj.

Pas sugjerimit të deputetes Elena Xhina, Gjonaj  foli për ashpërsimin e kodit penal për abuzimet seksuale tek fëmijët dhe dhunën në familje.

“Duhet të ashpërsojmë dënime penale për dhunën në familje dhe abuzimet seksuale tek të miturit pas rasteve të shumta të konstatuara”, tha Gjonaj  .

Ministrja Gjonaj u ndal edhe në disa ndryshime në kodin penal

“Ndryshime në Kodin Penal lidhen pikërisht me përgjegjësitë e të gjithë atyre që ndërtojnë në mënyrë të paligjshme, bëjnë shtesa në kundërshtim me lejet e ndërtimeve, dhe lejeve zhvillimore. Apo në rastet kur ato kanë sjellë dëmë që lidhen me pasuritë e qytetarëve, tashmë janë të përcaktuara qartësisht si përgjegjësi penale, me veprime konkrete në Kodin Penal”, përfundoi ministrja.

Për kryetarin e komisionit Ulsi Manjën vëmendje duhet t’i kushtohet luftës ndaj pastrimit të parave. Ndërkohë ministrja Gjonaj zbuloi i se një sërë iniciativash legjislative janë depozituar  në Kuvend, të cilat lidhen me pjesën e parandalimit të pastrimit të parave, ku njëri prej tyre ka të bëjë me rregullimin e veprimtarisë të agjentëve imobilarë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobi: 31/05/2021 20:10

    Ndonje llaf per qeverine hic. Hetoni lar e poshte, por jo ekzekutivin. Hajde prokurori hajde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni