Gjonaj vizitë pune në Itali, kujton tragjedinë e Otrantos

Gjonaj vizitë pune në Itali, kujton tragjedinë e Otrantos

Etilda Gjonaj gjatë aktivitetit 'Gazetarët e Mesdheut'

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar një vizitë pune në Itali, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të ligjit dhe drejtësisë. Në fokus të takimeve kanë qenë ekstradimet mes dy vendeve si dhe zbatimi i regjimit të posaçëm '41-bis'.

Gjonaj ka qenë e ftuar edhe në aktivitetin festivali  "Gazetarët e Mesdheut", ku ka qenë e shoqëruar edhe nga magjistrati Feancesco Mandoi.  Aktiviteti ka pasur në fokus krizën e refugjatëve, ngrohjen globale dhe fake news.

Gjatë vizitës së punës në Itali, Gjonaj është takuar edhe me ministrin italian për rajonin e Jugut, Giuseppe Provenzano dhe kreun e bashkisë së Otrantos, Pierpaolo Caridi, me të  cilët pozuan edhe pranë anijes shqiptare "Kateri i Radës" e cila u mbyt në kanalin e Otrantos në mars të vitit 1997 duke i marrë jetën 81 personave.

Anija 'Kateri i Radës' ndodhet në Otranto, e cila mbahet aty si kujtesë e një prej tragjedive më të rënda të tranzicionit shqiptar.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gimi: 03/09/2020 17:33

    Kjo është ministërja më punëtore dhe e devotshme në Min.e drejtësis. Një bravo të madhe për ju zonjë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'