Gjonaj zbulon denoncimet e
qytetarëve,pezullon 3 zyrtarë

Gjonaj zbulon denoncimet e<br />qytetarëve,pezullon 3 zyrtarë<br>
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka pezulluar menjëherë nga detyra disa zyrtarë të ZRPP, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Ajo ka publikuar denoncimet e qytetarëve në ‘platformën bashkëqeverisëse’, duke mara masa të menjëhershme disiplinore për juristët, njëri prej të cilëve në Fier dhe dy në Tiranës.

Ministrja zbuloi në një dalje për mediat denoncimet e dy grave, njëra në Fier dhe tjetra në Tiranë, të cilave nuk ju është ofruar shërbimi i duhur, ndonëse kanë aplikuar dhe shlyer të gjitha detyrimet pranë ZRPP. Për këtë arsye, ministrja tha se ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm nga detyra të juristit në Fier dhe të dy specialistëve në Tiranë.  

“Dua të bëj publike rastet e dy ankesave nga qytetarët në platformën e qeverisjes, lidhur me mosveprimet e zyrtarëve në hipoteka. Kam urdhëruar hetimin e detajtuar për këto raste, si dhe masa ndëshkimore për personat përgjegjës. Rasti i parë është denoncimi i zonjës Mema. Ajo ka bërë një ankesë në portalin “Shqipëria që duam” më datë 29 tetor për zyrën e ZRPP në Fier. Ajo kishte aplikuar për rivlerësim të pronës që në maj 2017. Është kontaktuar me zyrën qëndrore në hitpoteka dhe në 10 nëntor 2017 zyra rajonale ka lëshuar certifikatën e pronësisë. Qytetarja fitoi të drejtën e saj. Për këtë i kërkoj ndjesë dhe kam kërkuar masë ndëshkimore me përjashtim të zotit Myrto, jurist në zyrën e Hipotekës për abuzim me detyrën dhe shkelje të së drejtës.

Rasti i dytë është i një zonjë nga Tirana, zonja Bajrami. Dokumentet e saj kishin mbetuir pa firmosur për një kohë të gjatë në ZRPP në Tiranë. Pas denoncimit me ndërhyrjen në zyrën e hipoteka janë marrë masa menjëherë. I kërkoj ndjesë qytetares për vonesën, si dhe kërkova masë ndëshkimore me përjashtim nga zyra dy specialist për abuzim me detyrën dhe për shkelje të së drejtës së qytetarëve”, u shpreh Gjonaj. 

Ministrja ka bërë edhe një paralajmërim të fortë për të gjithë punonjësit e institucioneve në varësi të ministrisë së Drejtësisë.

“Paralajmëroj të gjithë drejtuesit, punonjësit e hipotekave për shkarkim menjëherë nga detyra kur vërtetohen vonesa prej tyre. Ky angazhim nuk do ketë fokus vetëm hipotekat por të gjitha institucionet në varësi të ministrisë që drejtoj”, tha Gjonaj.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari