Gjoni: Shtetësia ekonomike
kërkon 84 vota, PS s'e voton
Tritan Shehu: Eshte gjetje

Gjoni: Shtetësia ekonomike<br />kërkon 84 vota, PS s'e voton<br />Tritan Shehu: Eshte gjetje
TIRANE- Ndryshimi i ligjit për shtetësinë për t'u dhënë mundësinë shtetasve të huaj që të investojnë mbi 100 mijë euro në Shqipëri që t'a marrin atë, s'mund të ndryshohet pa 84 vota parlamentare. Ilir Gjoni, ish-ministër i Rendit në vitin 2002, aktualisht deputet i Partisë Socialiste dhe nënkryetar i komisionit parlamentar të Sigurisë është shprehur se për të bërë ndryshimin e deklaruar, Kushtetuta parashikon vetëm konsensus parlamentar. Duke argumentuar kundërshtitë ndaj nismës për ndryshimin e ligjit, Gjoni thotë se "ky konsensus nuk do të ekzistojë për rastin në fjalë". Duke argumentuar më tej arsyet e kundërshtimit, Gjoni thotë se "miratimi i kësaj nisme do të ndikonte negativisht në imazhin e vendit dhe në sigurinë që ofrohet". Ndryshimi i ligjit për shtetësinë u paralajmërua nga kryeministri Berisha, i cili e argumentoi nismën si një shtysë për nxitjen e investimeve të huaja në vend. Sipas kryeministrit, shtetësia ekonomike do t'u mundësojë të huajve që investojnë në një vlerë 100 mijë euro të zhvillojnë lirisht aktivitetin ekonomik në Shqipëri.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri