Gjoni zbardh debatin me Ramën:
Strategjia pa Ushtri është nul

Gjoni zbardh debatin me Ramën:<br />Strategjia pa Ushtri është nul
TIRANE - Deputeti i PS, Ilir Gjoni ka preferuar që përmes rrjetit social Facebook të sqarojë debatin mes tij dhe kreut të PS, Edi Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Duke mos mohuar debatin, Gjoni ka sqaruar të gjitha kundërshtitë e tij ndaj fjalës së liderit socialist Edi Rama si dhe replikat mes tyre.

Sipas Gjonit vizioni strategjik i paraqitur në Asamble nga Rama, u duk të ishte “një surprizë” dhe “një risi” pasi ky material duhej shqyrtuar, studiuar e analizuar në radhë të parë nga Kryesia e Partisë dhe nga Asambleja e më pas të miratohej, nisur nga fakti që është një dokument i rëndësishëm për përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme.

“Konstatova se duhej bërë një dallim i qartë mes asaj që kuptojmë me Vizion-Strategji-Taktikë. Shpjegova se në gjykimin tim Vizioni paraqet atë çka kërkon të jetë organizata, pasqyron ëndrrën e liderit apo drejtuesit; Strategjia, atë çka do bëhet për të realizuar vizionin. Strategjia është një apo më shumë plane për të realizuar vizionin dhe Taktikat që janë mënyra se si do të realizohen strategjitë dhe kur do realizohet një gjë ë tillë” - thekson Gjoni. Më tej ai ka deklaruar se “një strategji pa ushtri është nul, pasi elektorati duhet te jetë në qendër të programit. Socialisti që ka luftuar e sakrifikuar gjatë tërë këtyre viteve të vështira dhe jo Lideri ashtu siç paraqitej ne prezantimin e kryetarit ku sipas tij në qendër të fushatës vihet Lideri pasi ai "ha gjithë baltën apo dhe vlerësimet"”.

Deputeti Gjoni ka thekuar në reagimin e tij se sfidat e së ardhmes kërkojnë qasje tjetër dhe për këtë duhet marrë mendimi i të gjithëve. “Shtrova nevojën e një shkundje të vetë strukturave të PS duke vënë theksin te hapësirat demokratike të saj, angazhimi i sa më shumë njerëzve dhe vlerësimi i militantizmit”- shkruan Gjoni. Duke u ndaluar në marrëdhëniet e PS me aleatët, Gjoni shprehet se ata duhen vlerësuar në bazë të vlerave reale dhe jo të vendimeve individuale.

Marrëdhëniet me faktorin e jashtëm ka qenë një tjetër temë ku është ndalur në diskutimin e tij deputeti Ilir Gjoni. “Nga mënyra se si sillemi sot ne reflektojmë atë çka do të jemi nesër në qeverisje. E për këtë faktori ndërkombëtar është shumë i ndjeshëm dhe na ndjek me vëmendje të madhe” – ka theksuar ai.

Duke sqaruar replikën e kreut të PS, Gjoni shkruan se “pata përshtypjen se Rama bëri një lapsus froidian pasi në diskutimin tim nuk përmenda deputetët, por ai i ndodhur para stresit të kuptueshëm paraelektoral dhe një ndjeshmërie që ekziston ndër strukturat e partisë në të gjitha nivelet për të përcaktuar në kohë vendin e gjithkujt në këtë betejë elektorale, u shpreh gabimisht se deputetët janë listë kooperative”. Reagimi i Gjonit ka qenë i menjëhershëm duke deklaruar se, krahasimi nuk ishte i gjetur, pasi kështu i bie që Rama të ishte Kryetar i Kooperativës.

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë