Hapja e negociatave dhe kapitujt janë mënyra më e mirë për të modernizuar, ndërtuar institucione të forta dhe shtetin e të drejtës. Kështu është shprehur ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, e cila mori pjesë në konferencën “Integrimi i Ballkanit Perëndimor, mision për tu përmbushur”.

Në fjalën e saj Ministrja Gjosha teksa iu referua raportit të fundit të Komisionit Europian  tha se Shqipëria është në drejtimin e duhur sa i përket reformave.
Gjosha po ashtu u shpreh se ndonëse nuk do të ketë zgjerim në 5 vitet e ardhshme, ky proces duhet të vazhdojë, duke na ndihmuar ne të bëhemi gati,  për të arritur standardet e anëtarësimit.

“Hapja e negociatave dhe kapitujt janë mënyra më e mirë për ne për të modernizuar, ndërtuar institucione të forta dhe shtetin e të drejtës. Sigurisht që  kërkohet shumë punë nga ana jonë për të vazhduar me procesin e reformave, por nga ana tjetër vendet anëtare duhet të jenë pak më shumë fleksibël dhe të hapur ndaj nesh”, tha Ministrja Gjosha.

Në këtë konferencë e cila u zhvillua në Suedi morën pjesë ministrat e integrimit të  6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, Komisioneri për Politikat Europiane dhe Negociatave të Zgjerimit të Bashkimit Europian, z. Johannes Hahn dhe Ministrja e Punëve të Jashme të Suedisë, znj. Margot Ëallstrom.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)