Gjosha: Dështimi i reformës në
drejtësi, palët koshiente për kostot

Gjosha: Dështimi i reformës në<br />drejtësi, palët koshiente për kostot
Qeveria shqiptare shpreson që reforma zgjedhore të mos kthehet në kusht të bashkimit europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ministrja integrimit Klajda Gjosha thekson se nëse kjo ndodh, më tepër se zgjedhjet be do të monitoroje procesin e draftimit të kodit electoral.

 "Zgjedhjet unë shpresojë që nuk do të jenë një kusht nga BE, nuk kanë në fakt pse të jenë kusht për sa kohë proçesi i reformës zgjedhore do të shkojë siç duhet. Prap më shumë do të shikohet proçesi se sa vet zgjedhjen e 2017."-thotë Gjosha për Report Tv

Deri më tani drejtësia ,që na ka njollosur imazhin në sytë e ndërkombëtarëve, mbetet kushti kyç për hapjen e negociatave. Por çfarë do të ndodhë nëse politika dështon për të gjetur konsesus për këtë refome dhe atë zgjedhore?

"As nuk do ta mendoja ndonjëherë që kaska politike shqiptare do ta çonte vendin deri në atë pikë sa të mos miratonte 2 reforma që janë tejet prioritare për vendin dhe qytetarët shqiptarë. Kam bindjen që të gjithë ne jemi aq të përgjegjshëm sa të çojmë përpara këto dy kushte madhore që nuk vijnë vetëm nga ndërkombëtarët po vijnë nga vet ne këtu brenda"-shprehet Gjosha

 Afati që i është vendosur ekpertevë të reformës në drejtësi për të mbyllur draftin është 12 janari. Ndërsa Këshilli Europian prej nga ku pritet të vendoset hapja e negociatave mblidhet në mars dhe në qershor.

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska