Gjosha: Duhet Bashkëpunim i
Institucione me shoqërinë civile

Gjosha: Duhet Bashkëpunim i<br />Institucione me shoqërinë civile
Ministria e Integrimit Europian organizoi sot në Tiranë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim konsultimin e progres-raportit të fundit të KE-së për vendin tonë, problematikat dhe prioritetet e evidentuara në këtë dokument.
 
Duke folur në këtë takim, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha kërkoi bashkëpunimin me shoqërinë civile si një mënyrë e mirë për të përcjellë në publik rëndësinë e çdo kriteri që kërkohet të përmbushet si kusht  për integrimin në BE.
 
Ndërsa iu referua arritjeve të përmendura në progres-raport,  Gjosha tha se Shqipëria tashmë e ka bërë një punë paraprake edhe sa i përket hapjes së negociatave për antarësim. “Shpresoj që 2016 të shënojë një pikë kulminante sa i përket hapjes së negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE”, u shpreh ajo.

Lidhur me ecurinë e procesit të përmbushjes së rekomandimeve të evidentuara nga KE, Gjosha bëri të ditur po punohet nga të gjitha institucionet e linjës, të cilave u janë adresuar qartë detyrimet.
Ministrja informoi se është bërë i mundur koordinimi i punës me ministritë e  linjës për të parë mirë rekomandimet dhe adresuar ato përkatësisht.
Ndërsa theksoi se nuk kemi më kohë për të humbur, ajo bëri më dije se brenda pak ditësh, nga bashkërendimi i punës i të gjitha institucioneve të linjës do të hartohet një dokument që do t’i dorëzohet Grupit të Negociatave, i ngritur tashmë pranë Kryeministrit./ATSH/


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike