Gjosha-Gozi:Konsensusi për
reformën në drejtësi, për qytetarët

Gjosha-Gozi:Konsensusi për<br />reformën në drejtësi, për qytetarët
Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha ka takuar sot delegacionin italian të kryesuar nga Sandro Gozi, Nënsekretar pranë Këshillit të Ministrave për Çështjet Europiane, ku ka theksuar se konsensusi për reformën në drejtësi i shërben qytetarëve.

Ministrja Gjosha, theksoi se kjo reformë është shumë e rëndësishme jo vetëm për procesin e integrimit të vendit, por para së gjithash i shërben qytetarëve shqiptarë, në mënyrë që tu rikthehet besimi tek sistemi.

Konsensusi për këtë reformë është i domosdoshëm, dhe unë jam e bindur se me miratimin e saj në Parlament, Shqipëria do të mundet të marrë një rekomandim për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian”, tha Ministrja Gjosha.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për Programin Adriatiko-Jonian (ADRION) 2014-2020, i cili është një nga tetë programet e bashkëpunimit territorial ku merr pjesë Shqipëria, nëpërmjet  IPA II. Në këtë program marrin pjesë 8 shtete, katër prej së cilave janë vende anëtare : Italia, Greqia, Sllovenia, Kroacia dhe 4 janë vende jo anëtare: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi.

Ministrja Gjosha, u shpreh se nëpërmjet programeve të tilla thellohet bashkëpunimi mes vendeve, në mënyrë që te ecet përpara me procesin e integrimit, duke përfituar nga përvoja e vendeve anëtare. Ky program do të përfshijë, fusha të tilla si : inovacioni, mjedisi, infrastruktura dhe transporti.
 
Gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, ku Ministrja shprehu falenderimet në emër të qeverisë shqiptare, për mbështetjen që Italia i ka dhënë Shqipërisë me procesin e integrimit.

Bashkëbiseduesit, u ndalën tek progresi që ka bërë vendi me reformat, nevoja e miratimit sa më të shpejtë të reformës në drejtësi, si thelbësore për të kaluar në fazën e radhës që është hapja e negociatave. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'