Gjosha: Hapja e negociatave për
në BE do punonjës të kualifikua

Gjosha: Hapja e negociatave për<br />në BE do punonjës të kualifikua
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, mori pjesë sot në ceremoninë e nisjes së Kursit të Çertifikuar të Integrimit. Ky kurs është konceptuar për të përgatitur më mirë specialistë të fushave dhe dikastereve të ndryshme, por edhe studiues dhe kërkues të rinj, të cilët do të shndërrohen në “asete” të rëndësishme të Administratës Publike.

Do të jenë këta specialistë që me përvojën e tyre do të mund të kontribuojnë në procesin e rëndësishëm të negociatave. Ministrja Gjosha, vlerësoi këtë iniciativë të ndërmarrë nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhe Akademinë Europiane të Shkencës dhe Artit.

“Hapja e negociatave për Shqipërinë, është një fazë shumë e rëndësishme e procesit të integrimit e cila kërkon punonjës të kualifikuar në nivel teknik. Ne do të na duhet të përgatisim negociatorët e rinj, të cilët për secilin nga kapitujt e kualifikimit për stafin administrativ është domosdoshmëri”, tha Ministrja Gjosha.

Ministrja theksoi se është domosdoshmëri, plotësimi i legjislacionit duke pasqyruar standarded europiane, zbatimi i standardeve ligjore europiane, bërja e këtyre standardeve “pronë” e institucioneve.

“Ndaj unë jam shumë e kënaqur, që jam ftuar sot nga drejtuesit e Universitetit Mesdhetar, për t’ju uruar suksese në këtë kurs. Shiheni si një mundësi të mirë për të thelluar dijet tuaja, shiheni si një investim që sot po bëni për veten në mënyrë që të jeni sa më të pregtatitur në punën tuaj neser”, tha Ministrja Gjosha.

Kursi i certifikuar i integrimit, do të zgjasë 3 muaj dhe është konceptuar për të ofruar një ndërthurje sa më të mirë të njohurive teorike me ato praktike.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid