Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka kryer sot një takim për asistencën ndaj programeve të BE-së. Gjosha ka deklaruar se duhet rritur pjesëmarrja e institucioneve shqiptare në rrugëtimin europian.

‘’Rritja e pjesëmarrjes së Institucioneve publike në progamet e BE-së, është një domosdoshmëri në rrugëtimin e Shqipërisë drej Bashkimit Evropian. Nga 25 janari 2016 ka nisur të zbatohet në Shqipëri Projekti I Asistencës Teknike për Programet e Unionit Evropian në Shqipëri. Synimi i tij është forcimi I kapaciteve të institucioneve tona për maksimizimin e përfitimeve nga 8 projektet e Bashkimit Evropian në Shqipëri’’- ka deklaruar Gjosha.
 
Përfaqësuesi I Ministrisë së Integrimit, Redi Lleshi tha se përfshirja më e thellë e institucioneve tona në këtë rrugëtim është e domosdoshme. Ndërsa Koordinatori I Projektit Frederik Misrahi ftoi Institucionet Shqiptare të jenë më aktiv në njohjen e projekteve dhe përfitimet që vijnë prej tyre.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)