Ministrja e integrimit Klajda Gjosha ka reaguar përmes një statusi në facebook pas arritjes së konsensusit mes palëve për Reformën në Drejtësi. Gjosha është shprehur së është krenare për Shqipërinë, dialogun dhe vullnetin e treguar nga klasa politike shqiptare e cila do t’i japë shqiptarëve reformën më të madhe të këtyre 25 viteve. 

''Krenare për Shqipërinë, krenare për dialogun dhe vullnetin e treguar nga klasa politike shqiptare e cila do t'i japë shqiptarëve reformën më të madhe të këtyre 25 viteve. Falenderojmë partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht znj. Nuland dhe z. Hahn për gjithë mbështetjen e dhënë. Sot Shqipëria më pranë standardeve europiane'', ky është statusi i ministres Gjosha në facebook. 
gjosha ne fb

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)