Gjosha mbledh Komitetin e Koordinimit
Europian: Të respektojmë afatet

Ministrja e Integrimi Europian, Klajda Gjosha ka mbledhur sot Komitetin e Koordinimit Ndërinstitucional për Integrimin Europian (KKNIE) ku ka kërkuar respektimin e afateve dhe masave të kërkuara rreth zbatimit të Planit Kombëtar të Integrimit Europian.
Gjosha ,informoi gjithashtu  se në kuadër të hartimit të Raportit për Shqipërinë, Komisioni Europian ka kërkuar nga Qeveria Shqiptare hartimin dhe dërgimin e kontributit të saj të parë për Raportin 2016, mbi përparimin dhe arritjet e institucioneve publike shqiptare në procesin e integrimit Evropian të Shqipërisë.
 
Gjatë takimit, u diskutua gjithashtu edhe për metodologjinë e re që do përdoret.
 
Duke qenë se kontributi i Qeverisë Shqiptare organizohet dhe strukturohet sipas kapitujve negociues, ka një risi në metodologjinë e përdorur, e cila është një zgjerim i metodologjisë së re të përdorur vjet për disa kapituj pilot.
 
Përveç kapitujve të cilët Komisioni i quan “themelet e Procesit të zgjerimit”, metodologjia e re do të shtrihet veçanërisht në fushat që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, siç janë: kapitulli 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitulli 8 (Politikat e Konkurrencës), kapitulli 14 (Politikat e Transportit), kapitulli 15 (Energjia), kapitulli 24 (disa elemente të këtij kapitulli që nuk ishin përfshirë vjet), si dhe 27 (Mjedisi).
 
Kapitujt (gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, liria e shprehjes, reforma e administratës publike, kriteri ekonomik, prokurimi publik, statistikat dhe kontrolli financiar) të cilët nuk janë pjesë e kapitujve të sipër cituar, do të vazhdojnë të raportohen sipas metodologjisë  së re. Ndërkohë,  kapitujt e tjerë do të vazhdojnë të raportohen sipas metodologjisë së përdorur më parë.
 
Të gjitha ministritë dhe institucionet koordinuese duhet të organizojnë hartimin, plotësimin dhe konfirmimin e informacionit për kapitullin që koordinojnë. Ministria e Integrimit Europian do të kryejë kontrollin përfundimtar të kontributit shqiptar, cilësinë e raportimit, formatimin dhe paraqitjen e tij përpara shërbimeve të Komisionit Europian.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari