Gjosha me delegacionin austriak: 
Qeveria e vendosur për reformat

Gjosha me delegacionin austriak: <br />Qeveria e vendosur për reformat
Plotësimi i reformave dhe integrimi i Shqipërisë në BE ishin temat kryesore të diskutimit mes ministres së Integrimit Europian Klajda Gjosha dhe Shefit të Seksionit për Çështjet Europiane, Hubert Heiss.

Duke sjellë në kujtesë integrimin e Shqipërisë në BE, në fajlën e saj Gjoshaj theksoi se qeveria shqiptare është e vendosur për të vazhduar reformat e nisura, duke i dhënë prioritet reformës në drejtësi.

Qeveria shqiptare është e vendosur për të çuar deri ne fund reformën në drejtësi. Paketa ligjore do të kalojë shumë shpejt në parlament, megjithatë kjo nuk do të thotë se kjo reformë mbyllet me kaq, ajo do të vazhdojë me implementimin deri në vendosjen e plotë të shtetit ligjor”, tha Gjosha.

Ndërsa Shefi i Seksionit për Çështjet Europiane Hubert Heiss shprehu bindjen se Austria do të mbështesë Shqipërinë për antarësimin e saj në BE. Në fjalën e tij Heiss nënvizoi se zgjerimi i Bashkimit Europian është në të mirë të stabiliteti dhe paqja në rajon.

 “Zgjerimi i Bashkimit Europian me vendet e rajonit është jo vetëm në të mirë të këtyre vendeve, por edhe të vetë BE sepse në këtë mënyrë në rajon do të të ketë stabilitet, prosperitet dhe paqe”, përfundoi Heiss.

Ministra e Integrimit Klajda Gjosha u takua me delegacionin austriak ku mori pjesë edhe Drejtori për Integrimin Europian të Ballkanit Perëndimor, Werner Almhofer.
 
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës