TIRANE - Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti sot një delegacion të Komisionit për Çështje Europiane në Senatin e  Çekisë. Ministrja, informoi delegacionin për mbarëvajtjen e reformave të cilat  shërbejnë  se pari zhvillimit të vendit.
 
Gjosha, theksoi se Shqipëria është e vendosur të ecë përpara me procesin e integrimit  dhe të plotësojë të gjitha kushtet e kërkuara na Komisioni Europian.
 
Përfaqësuesit e delegacionit çek u interesuan veçanërisht për reformën në Administratën Publike dhe atë në Drejtësi, duke nënvizuar rëndësinë e këtyre reformave për procesin e integrimit. Ata shprehën vlerësimin për masat e marra nga qeveria për mbarëvajtjen e këtyre reformave.
 
Ministrja Gjosha shprehu dakordësinë për rëndësinë e këtyre reformave duke informuar delegacionin se qeveria shqiptare është e vendosur t’i çojë deri në fund këto reforma.
 
Ne kemi hedhur një sërë hapash përpara  për secilën prej këtyre reformave, ajo në Administratën Publike  veçanërisht ka marrë vlerësime edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, ndërkohë që jemi të ndërgjegjshëm se pa reformën në drejtësi procesi i integrimit nuk do të bënte përpara, ndaj jemi të angazhuar që bashkë me të gjithë aktorët të çojmë përpara këtë reformë”, - tha Ministrja Gjosha.
 
Delegacioni çek, shprehu gatishmërinë  për të ofruar ekspertizë dhe ndihmë për Shqipërinë  për  hapat e mëtejshëm me procesin e integrimit.
 
Gjosha u shpreh se çdo ndihmë dhe eksperiencë e ofruar nga vende anëtare që kanë kaluar përpara Shqipërisë procesin e integrimit, është tepër e rëndësishme dhe e mirëpritur.

gjosha
gjosha

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)