Projekti i Asistencës Teknike për Programet europiane në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Europian si dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nisën sot trajnimin dy-ditor ‘Programi Erasmus+: Rritja e Kapaciteteve në Fushën e Rinisë’.
Fokusi i tij, është rritja e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe aftësimi i stafit të tyre për mënyrat e aplikimit për fonde.
Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha përshëndeti këtë iniciativë duke theksuar rëndësinë që ka angazhimi i të rinjve në procesin e integrimit dhe pjesëmarrja në programet e Bashkimit Europian. Këto programe sipas Ministres janë një mundësi shumë e mirë që u shërben vetë atyre, por edhe të ardhmes europiane të vendit.
“Pjesëmarrja e Shqipërisë në programet e BE-së, ka një trend rritës pozitiv. Krahasuar edhe me vendet e rajonit, shifrat kanë një përmirësim të ndjeshëm. Megjithatë, unë mendoj se mbetet ende për të bërë, në mënyrë që Shqipëria të tregojë eficiencë në përthithjen edhe më të madhe të fondeve nga Bashkimi Europian. Askush me mirë sesa të rinjtë me idetë e tyre nuk mund ta bëjë këtë”, tha Ministrja Gjosha.
Ministrja e Integrimit Europian, theksoi se për të çuar përpara procesin e integrimit të vendit, të gjithë aktorët duhet të jenë bashkë në mënyrë që kontributi të përkthehet në rezultate të prekshme.
Ministrja Gjosha, u shpreh se me hapjen e negociatave Shqipëria do të këtë mundësinë e pjesëmarrjes në më shumë programe të financuara nga BE.
Drejtori i Projektit të Asistencës Teknike për programet europiane në Shqipëri, Sotiraq Guga, pasi shpjegoi programet ku merr pjesë Shqipëria u shpreh se mobilizimi për përthithjen e më shumë fondeve nga BE, duhet të jetë më i madh dhe pikërisht ky është qëllimi i gamës së gjerë të trajnimeve që po organizohen për secilin program.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com