Gjosha-Modeer: "Drejtësia", kusht
kryesor për çeljen e negociatave

Gjosha-Modeer: "Drejtësia", kusht<br />kryesor për çeljen e negociatave
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha është takuar këtë të martë me Sekretaren e Shtetit për Zhvillim e Bashkëpunim të Suedisë, Ulrika Modeer. Pas takimit, ata mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp, ku njëzëri deklaruan se reforma në drejtësi, mbetet hapi kryesor drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit në BE.

“E sigurova Sekretaren e Shtetit se Shqipëria do punojë shumë për plotësimin e 5 prioriteteve dhe reformave, ku kryesore mbetet reforma në drejtësi. Shpresoj të kemi një dialog politik për reformat, në mënyrë që t’i hapim rrugë çeljes së negociatave, pse jo brenda këtij viti,” tha Gjosha.

Nga ana tjetër, Modeer tha se Suedia e mbështet integrimin e Shqipërisë, por ashtu si partnerët ndërkombëtar, realizimi i reformës në drejtësi kërkohet edhe nga Suedia.

“Reforma në drejtësi është kryesorja, kërkohet nga partnerët e ne do jemi partner të afërt në këtë kuadër e do ndjekim këtë reformë në vijim duke mbështetur Shqipërinë,” tha ajo.
 
Sa i përket çështjes së azilkërkuesëve, ministrja Gjosha u shpreh se gjatë muajve të fundit të 2015 ka patur rënie drastike të tyre. Ndërsa për të rikthyerit në Shqipëri, Gjosha tha se do të hartohet një strategji për integrimin e tyre.

E njëjta gjë u tha edhe nga Modeer, e cila u shpreh se po bëhen përpjekje për garantimin e të drejtave të atyre që e kanë fituar të drejtën e qëndrimit në Suedi. Ministrja Gjosha vuri theksin edhe tek bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, ku Shqipëria përmes programit SIDA ka përfituar rreth 8 milionë euro në vit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta arrestohet në fundjavë?

Ilir Meta arrestohet në fundjavë?