Europa e bashkuar është më e sigurtë dhe më e fortë sesa me mure”.
Kështu ka deklaruar në Londër Ministrja e Integrimit Europian, Kajda Gjosha në Akademinë Diplomatike të Londrës ku mbajti një fjalë në forumin e organizuar nga kjo akademi, prezantimin "Shqipëria në rrugën e saj drejt BE-së.
Gjosha tha se beson tek një Europë pa mure, e cila ofron mundësi jo vetëm për një vend të vogël si Shqipëria. Kjo është Europa që garanton siguri, paqe e prosperitet duke respektuar sovranitetin dhe liritë themelore të secilit prej anëtarëve të saj.
Në një auditor ku merrnin pjesë jo vetëm studentë,por edhe ambasadorë, studiues e diplomatë Ministrja Gjosha, pasqyroi një tablo të të gjitha përpjekjeve që Shqipëria ka bërë dhe po bën për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.
Interesi ishte mjaft i lartë për mbështetjen e qytetarëve në këtë proces, ndërkohë që Britania e Madhe për pak jave zhvillon referendumin nëse do qëndrojë apo jo brenda unionit. Ministrja Gjosha theksoi se shqiptarët besojnë te projekti europian dhe një Europë e bashkuar është më e sigurt.
Gjosha u shpreh se Shqiptarët janë populli më proeuropian.
Ministrja Gjosha shprehu bindjen se duke mbajtur lart frymën e bashkëpunimit edhe mbështetja e qytetarëve tanë do të jetë më e madhe, besimi I tyre nuk do të lëkundët. Një Europë e Bashkuar është gjithmonë një europë më e fuqishme.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com