Gjosha në Rumani: Reforma në drejtësi
ngushtësisht e lidhur me integrimin

Gjatë vizitës së saj në Rumani, Ministrja Gjosha u takua me zyrtarë të lartë si Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Prokurori i Përgjithshëm dhe Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane. Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE dhe reforma në drejtësi, ishte fokusi i bisedimeve mes tyre.

Në takimin me Kryetaren e Komisionit Parlamentar të Integrimit të Rumanisë, znj. Anca Boagiu, Gjosha tha se integrimi mbetet një prioritet kombëtar për Shqipërinë. Nga ana tjetër, Boagiu u shpreh se është i domosdoshëm zbatimi i ligjeve dhe konsolidimi i shtetit të së drejtës, ndërsa ofroi asistencë të ekspertëve rumunë mbi procesin e integrimit.

klajda gjosha

Ndërsa në takimin me Prokurorin e Pergjithshëm të Rumanisë, Laura Codruţa Kovesi, Gjosha tha se vazhdimësia e procesit të integrimit, lidhet ngushtësisht me reformën në drejtësi, ndaj edhe bashkëpunimi me Rumaninë, i cili është vlerësuar si një model shumë i mirë në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në nivele të larta të zyrtarëve, do të vlerësohej shumë nga pala shqiptare.

Kovesi u shpreh se pavarësia e sistemit gjyqësor është thelbësore për të pasur rezultate, të cilat sigurisht që duan kohë dhe burime njerëzore të kualifikuara.

gjosha

Gjosha zhvilloi takimin e saj të fundit në bukuresht me Sekretarin e Shtetit për Çështjet Europiane në Ministrinë e Jashtme të Rumanisë, George Ciamba. Teksa vlerësoi progresin e reformave në Shqipëri, Ciamba tha se Rumania do të vijojë të mbështesë procesin e integrimit, veçanërisht për hapjen e negociatave.

gjosha


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com )

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Tiranë, Report Tv në vendin ku ndodhi vrasja e pronarit të mobilieriës 'Ferdinand': Në rrugë ka ende copa xhamash të makinës së viktimës

Atentati në Tiranë, Report Tv në vendin ku ndodhi vrasja e pronarit të mobilieriës 'Ferdinand': Në rrugë ka ende copa xhamash të makinës së viktimës