Gjosha në A1 Report:10 përqind 
e reformave na mbajnë larg BE

Gjosha në A1 Report:10 përqind <br />e reformave na mbajnë larg BE
TIRANE - Ministrja Integrimit Klajda Gjosha ka garantuar se 90 % e prioriteteve që Bashkimi Evropian i ka vendosur Shqipërisë si kusht për çeljen e negociatave janë  përmbushur.  Në një intervistë për TV A1 Report Gjosha ka theksuar se në vjeshtë do të jetë përmbyllur dhe reforma në drejtësi duke kompletuar kështu tablonë e detyrimeve që ka Shqipëria për ecur drejt familjes europiane. Pas këtyre hapave Shqipëria do të kërkojë menjëherë hapjen e negociatave. 

Intervista e plotë 

Kryeministri Edi Rama mori një angazhim solemn, gjatë takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, se do të plotësohen 5 kriteret . Si po është ecuria dhe a është një objektiv i mundshëm plotësimi brenda vitit?
Punën e perditshme e bejne institucionet shqiptare. Në momentet që po flasim 90 % e prioriteteve janë plotësuar. Si reforma në administratën publike. Eshtë ligji për nepunesin civil që ka funksionuar, dhe kemi rezultatet e para. Por ka një pune intensive dhe për trajnimin e këtyre personave. Kushtet e vendosura nga KE janë rendesishme, sidomos reforma ne drejtesi, ku kemi opozitën që i bashkangjitur tashmë komisionit të posacëm, për këtë reformë të rëndësishme. Ka mbaruar faza e parë e reformës dhe janë identifikuar problemet. Brenda vjeshtës do kemi paketen e plotë për të miratuar ne vjeshte. Reforma kyc per hapjen e negociatave. Lufta kundër korrupsionit gjithashtu ka ecur me ritme të mira. Raporti i komisionit Europian do jetë pozitiv. Nuk dua ta harroj pa përmendur edhe ligjin për pronat, ose reformën për pronat, që do të gjejë zgjidhje përfundimtare. Shqiperia ka qene ne shkelje te plotë ne lidhje me pronat me MSA për disa vite. Reforma e prones me rendesi dhe do e zgjidhet përfundimisht nga kjo qeveri.

Pas plotësimit të kushteve, cfarë pritet të ndodhë më pas?
Do kerkojme menjëherë hapjen e negociatave duke u bazuar ne suksesin e arritur. Do shikojmë rezultatet e para dhe kemi bindjen se do gjejmë klime pozitive në BE, per hapjen e negociatave. Por sic e kam thënë dhe më herët, nuk mund te vendosim afate kohore kur bëhet fjalë për integrimin, por shpresojmë që vendet anëtare ta njohin kete sukses.


hitaj klajda gjosha

Pak kohë më parë qeveria miratoi një VKM ku parashikohet një shpërblim për 1 milion lekësh të vjetar për personat që merren me projektet e BE, në administratë. Mund të na e sqaroni cfarë parashikon në detaje ky vendim?
Është nder vendimet me kryesore dhe shkon pertej punonjesve dhe administrates publike. Ne kerkojme qe me kete vendim te krijojme një ajke punonjësish dhe te perthithim njerezit me te mire dhe me te afte qe ka vendi, por edhe për të thithur ata që janë jashtë, per t’i afruar në administratën publike. Sepse mos harrojmë do të jenë ata që do të drejtojnë procesin e integrimit dhe procesin shumë të rëndësishëm të perafrimit të legjislacionit që eshte nje sfide. VKM nuk ka per baze të japë një page ekstra, por parashikon që cdo 3 muaj do kete nje vleresim. Dhe në baze te rezultatit që do te kene do i jepet nje bonus prej 1 mln leke të vjetra ne 3 muaj. Kjo është mënyra më e mirë per te terhequr njerez te kualifikuar dhe që prej kohësh nuk kane patur besim ne administrate. Sepse kemi nevojë nevoje per ekspertë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës