Gjosha në Gjermani: Integrimi në
BE sfidë e përbashkët e Ballkanit

Gjosha në Gjermani: Integrimi në<br />BE sfidë e përbashkët e Ballkanit
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, mbylli vizitën e saj zyrtare në Gjermani. Ditën e fundit të qëndrimit në Berlin, Ministrja Gjosha, zhvilloi një takim me Zv. Këshilltarin e Kancelares Anxhela Merkel, për Çështjet Europiane, Franz Neueder.

Gjatë këtij takimi Ministrja Gjosha, theksoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar me reformat që i shërbejnë procesit të integrimit. Ministrja nënvizoi rëndësinë që ka për Shqipërinë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor, avancimi me axhendën evropiane, si një sfidë e përbashkët për transformimin e këtyre vendeve.

Ministrja Gjosha, pasi shprehu falënderimet për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë dhe po i jep Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, theksoi se çdo hap përpara me procesin e integrimit, është një shtysë e mëtejshme për zhvillimin e vendit, konsolidimin e demokracisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Zv. Këshilltari i Kancelares gjermane, Anxhela Merkel, shprehu mbështetjen e Gjermanisë për procesin e integrimit të Shqipërisë, si dhe nënvizoi si kusht për të ecur përpara, përmbushjen e detyrimeve dhe reformave që i janë lënë vendit.ATSH

Gjosha: Po punojmë për reformën në Drejtësi. Bashkëpunim e konsensus me opozitën

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, zhvilloi një takim me Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështjet e BE-së në Bundestag, Günther Krichbaum.

Gjatë këtij takimi, ministrja theksoi se Shqipëria ka ndërmarrë reforma edhe më të rëndësishme pas marrjes së statusit të vendit kandidat dhe po punon për përfundimin sa më të shpejtë të reformës në Drejtësi, e thelbësore për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ministrja Gjosha theksoi se bashkëpunimi me opozitën për procesin e integrimit ka një rol të rëndësishëm dhe vullneti e angazhimi i të gjitha palëve politike për të realizuar një reformë të thellë në sistemin e Drejtësisë nuk ka munguar.

“Kjo është një dëshmi për peshën që ka kjo reformë, e mbi të gjitha për kontributin e të gjithë klasës politike në Shqipëri, e cila për çështje madhore që i shërbejnë të ardhmes evropiane të vendit, sigurisht që mund dhe duhet të gjejnë konsensus e bashkëpunim”, tha Ministrja Gjosha.

Günther Krichbaum, u shpreh se reformat që po ndërmerr Shqipëria i shërbejnë së pari këtij vendi, transformimit të tij, por gjithashtu nënvizoi se këto reforma duhet të inplementohen, çka është më e rëndësishmja.

Kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e BE-së në Bundestag, z. Günther Krichbaum, tha gjatë takimit se Gjermania do të mbështesë me ekspertizë procesin e integrimit të Shqipërisë.

Bashkëbiseduesit u ndalën tek bashkëpunimi rajonal, shkëmbimi i eksperiencave mes të rinjve të rajonit, si një investim për të ardhmen e përbashkët të këtyre vendeve në Bashkimin Europian.


Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool