Gjosha në Vjenë: Projekti europian
transformon e modernizon vendin

Gjosha në Vjenë: Projekti europian<br />transformon e modernizon vendin
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha mori pjesë në konferencën  “Qeverisja publike si themeli i procesit te integrimit” konferencë e zhvilluar në Vjenë ku tha se, projekti evropian është projekti i transformimit dhe modernizimit të Shqipërisë.
 
Gjosha, theksoi se Administrata Publike është një nga fushat ku forca transformuese e Bashkimit Europian ka ndihmuar dukshëm në krijimin e një administrate publike eficiente. 

Ndaj dhe dua të përsëris dhe një herë se ne besojmë në Projektin europian pavarësisht sfidave, sepse për ne ai është projekti i modernizimit të transformimit. Perspektiva e besueshme dhe e parashikueshme europiane mbetet mbështetje e pazëvendësueshme për konsolidimin e shtetit tonë demokratik”, tha Ministrja Gjosha.
 
Gjosha, ishte e ftuar në një nga panelet e kësaj konference ku foli mbi reformën në administratën publike dhe rëndësinë e saj për të avancuar me axhendën europiane.
 
E them me bindje të plotë se reforma në administratën publike ka qenë një prej reformave me të vlerësuara nga partnerët tanë europianë. Ky vlerësim është shprehur edhe  në raportin e fundit të Komisionit Europian. Institucionet shqiptare kanë treguar angazhim të fortë për zbatimin e reformës”, tha Ministrja Gjosha.
 
Ministrja, ndau me të ftuarit disa nga arritjet që janë bërë dy vitet e fundit për plotësimin e reformës në administratën publike me masa konkrete.
 
Jemi të ndërgjegjshëm se ka ende punë për të bërë por, rezultatet e arrira deri më sot kanë hedhur bazat e forta për konsolidimin shërbimit civil, profesional i cili  bazohet në meritë”, tha Ministrja Gjosha.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë