Gjosha: Opozitën e duam partnere
Në fund të Shkurtit,takime në rajon

Gjosha: Opozitën e duam partnere<br />Në fund të Shkurtit,takime në rajon
TIRANË- “Opozitën e duam partnere për reformat madhore, bashkëpunimi me të nuk është çështje numrash në parlament”. Kështu ka deklaruar sot Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha në një pritje, që i ka bërë në Tiranë delegacionit suedez të kryesuar nga Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Suedisë, Ola Svenningson.

Gjosha ka bërë të ditur se “Në fund të Shkurtit nis turi i takimeve në rajon dhe vendet e BE, në funksion të procesit të integrimit”.

Ministrja njohu të pranishmit me reformat që po ndërmerr qeveria duke theksuar se momentalisht po punohet fort me dy reforma të rëndësishme, siç është ajo në  Drejtësi apo Reforma territoriale-administrative.
“Kemi ftuar opozitën të jetë pjesë e këtyre reformave. Siç e dini mazhoranca ka votat në parlament për të kaluar të gjithë nismat ligjore, por kur vjen puna në çështje me rëndësi madhore për vendin ne opozitën duam ta kemi në tryezë, në mënyrë që të shkëmbejmë idetë dhe alternativat. Duhet vullnet i përbashkët.”, tha Gjosha.

Drejtori për Ballkanin Perëndimor  në Ministrinë e Jashtme të Suedisë, Ola Svenningson theksoi se vizita e sotshme është një mesazh i qartë inkurajues për mbështetjen që Suedia i jep Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.
“Duhet të vazhdoni me reformat sepse realizimi i tyre ju jep besueshmëri tek vendet anëtare por në radhë të parë te qytetarët tuaj. Keni mbështetjen tonë për të gjitha këto hapa që po ndërmerrni”, tha Svenningson.

Nga ana e saj ministria Gjosha nënvizoi se plan-aksioni për pesë prioritetet është i rëndësishëm për të zhvilluar më tej vendin.

Ministrja u ndal edhe tek bashkëpunimi rajonal, i cili sipas saj është i domosdoshëm jo vetëm për perspektivën e përbashkët evropiane, por edhe për të tërhequr sa më shumë investitorë.

Përfaqësuesit e Suedisë shprehën vlerësimet e tyre për  vizionin e ri të qeverisë dhe dakordësinë për vullnetin e maxhorancës për të bashkëpunuar me opozitën për reformat me rëndësi madhore.

Ministrja Gjosha falenderoi palën suedeze për mbështetjen që i dha Shqipërisë në muajin Dhjetor kur u mor vendimi për statusin e vendit kandidat, por edhe në vijim për qëndrimin tepër pozitiv në lidhje me vendin tonë. 

Pjesë e delegacionit sueden që vizitoi Tiranën ishte gjithashtu i ngarkuari me punë i Suedisë në Shqipëri, Patrik Ssvenson dhe Mats Nystrom, përgjegjës për Shqipërinë në Ministrinë e Jashtme të Suedisë.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK