Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha mori sot pjesë në Seminarin III-të të Dialogut Politik për Përfshirjen e Komuniteteve Rome dhe Egjiptiane në Shqipëri.
Në fjalën e saj, Ministrja Gjosha theksoi se vëmendja për komunitetet rom dhe egjiptian, është një vëmendje e cila përputhet me parimin e patjetërsueshëm të krijimit të Europës së bashkuar: Respektimin e të drejtave të njeriut si detyrim i çdo shoqërie demokratike.
Gjosha u shpreh se në lidhje me afatet dhe masat e vendosura, Ministria e Integrimit dhe gjithë institucionet e tjera po koordinojnë punën që gjithçka e parashikuar në udhërrëfyesin për 5 prioritetet dhe ka lidhje te drejtpërdrejtë me komunitetin rom dhe egjiptian , të realizohet në kohë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com