TIRANE- Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha e konsideron të papërgatitur vendin për të qenë pjesë e BE, ndërkohë që shprehet e bindur se qeveria do të përmbushë detyrat për plotësimin e 5 prioriteteve. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Gjosha vlerëson tryezën e dialogut të lartë të zhvilluar pak ditë më parë mes Shqipërisë dhe BE, duke theksuar se më shpresëdhënëse nga ky takim ishte fakti që opozita dha sinjalet e një bashkëpunimi me qeverinë për çështjen e integrimit.

Si e vlerësoni këtë raund të dialogut me BE dhe a mendoni se do të arrihet deri në vjeshtë të përmbyllet puna për plotësimin e prioriteteve?
Tryeza e dialogut të Nivelit të Lartë që ne zhvilluam në 24 mars, mund tju them me bindje të plotë që ishte një nga tryezat më konstruktive mes qeverisë, opozitës, institucioneve të pavarura dhe Bashkimit Europian.