Gjosha:PS dy vendime arbitrare,
vota në OKB,pakti me Greqinë

Gjosha:PS dy vendime arbitrare,<br />vota në OKB,pakti me Greqinë<br>
Gjoshaj tha se pritej dialogu me Greqinë sepse është një vend partner Strategjik. 48 orët e fundit kemi dëgjuar vetëm mashtrime nga ministri i Jashtëm, e kemi kërkuar për seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm. Bushati vendosi të vinte vetëm para tre ditësh, përsëriti fjalët vetëm”Marrëveshje historike” ne e kishim të paqartë se çfarë ka dashur të thotë me këto fjalë, foli për grupe pune që ishin ngritur për këtë proces.

Na tha se ishte ngritur grup edhe për çështjen Çame por nuk u pranua nga pala greke e cila deklaroi publikisht se nuk ekziston kjo çështje.

Gjoshaj tregoi se në Shqipëri ka humbur mundësia për të bërë një të ardhme evropiane për qytetarët, kemi shumë të rinj që largohen çdo ditë. Kemi shumë intelektual ë kanë zgjedhur të largohen sepse nuk vlerësohen në vendin tonë.

Bushati mashtron për interesa personale?
Ne kishim kohë që e prisnim dialogun me Greqinë sepse është një vend partner Strategjik. 48 orët e fundit kemi dëgjuar vetëm mashtrime nga ministri i Jashtëm, e kemi kërkuar për seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm. Bushati vendosi të vinte vetëm para tre ditësh, përsëriti fjalët vetëm”Marrëveshje historike” ne e kishim të paqartë se çfarë ka dashur të thotë me këto fjalë, foli për grupe pune që ishin ngritur për këtë proces.

Nuk është akuzë e rëndë, kur shohim mënyrën si janë zhvilluar negociatat dhe çfarë është diskutuar në tryezat me Greqinë. Ne kishim kohë që e prisnim partneritetin, pasi kemi mijëra shqiptarë emigrantë atje, për të zgjidhur të gjitha çështjet. Kemi dëgjuar vetëm mashtrime nga Bushati. E kemi thirrur në takim që pas takimit të parë mes dy palëve, nuk patën asnjë reagim nga ministri.

Madje vetë opozita kërkoi që takimi të bëhej me dyer të mbyllura për të ruajtur konfidencialitetin e negociatave.

Bushati vendosi të vinte vetëm para tre ditësh, bëri një ekspoze, na rikujtoi çështjet e mbartura, duke përmendur një marrëveshje historike, por se cila pjesë e dialogut apo negociatave bënte historinë ne  kishim të paqartë. Dëgjuam shumë ngritjen e grupeve të punës, por asnjëherë nuk kemi parë rezultatin e tyre.

Nga ministri grek dëgjuam që çështja çame nuk njihet nga pala greke. Kemi të bëjmë me mungesë të theksuar transparence, mungesë sinqeriteti. Sot qytetarët kanë krijuar mendimin për sa tha Bushati.

I janë falur Greqisë 12 milje ...
Është informacion që e mësuam nga ministri grek. Unë nuk komentoj dot mbi këtë çështje, sepse nuk e di çfarë është diskutuar, por kur ministri grek informon publikun e tij për këtë, besoj që edhe Bushati patjetër të tregojë nëse është e vërtetë që është diskutuar për dhënien e këtyre miljeve palës greke. Unë kërkoj të na bëhen të ditura kriteret e marrëveshjes, procesverbalet e mbajtura gjatë bisedimeve.

Si merren vendime të tilla, a duhet të jenë të konsultuara?
Ka institucione që duhen konsultuar para se të merret një vendim i tillë, sepse nuk mund të jetë individual. Disa institucione duhet të konsultohen, Presidenti i Republikës, Kuvendi i Shqipërisë. Komisioni i Jashtëm duhet të jetë i pajisur me një certifikatë sigurie të informacionit të kualifikuar, që nuk duhet të bëhet i ditur për publikun. Disa rregulla duhet të ndryshonin, kemi dy vendime arbitrare: Vota në OKB kundër SHBA dhe marrëveshja me Greqinë. Kur bëhet fjalë për prioritete kombëtare disa rregulla duhet të ndryshojnë, duhen konsultime më të hapura dhe të gjera. 

Këto çështje nuk po shfrytëzohen politikisht nga Lëzizja Socialiste për Integrim?
Në Shqipëri ka humbur mundësia për të bërë një të ardhme evropiane për qytetarët, kemi shumë të rinj që largohen çdo ditë. Kemi shumë intelektual ë kanë zgjedhur të largohen sepse nuk vlerësohen në vendin tonë. Ne jemi shumë të qartë lidhur me angazhimin që nisëm, protesta nuk mbaroi por tashmë ka filluar, do organizojmë edhe në qytete të tjera. Përballja e qeverisë me opozitën është e vështirë, ne kemi propozimet tona dhe këto duhen marrë parasysh.

Besoni se Shqipëria do ti çeli negociatat?
Ajo që ka ndodhur këto kohë është shumë e rëndë duke filluar nga zgjedhja e Kryeprokurores Arta Marku, financieri i Habilajve dhe shumë çështje të tjera. Nëse BE thotë nesër se nuk e voton në qershor hapjen e negociatave atëherë do ishte shumë e rëndë për Shqiptarët. Ne nuk duhet të shpikim ligje sipas interesave politike por ashtu siç e kërkon BE-ja.

Besoj se çdo protestë i shërben Shqipërisë, kjo tregon se demokracia funksionon prandaj nuk përbën asnjë problem.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë