Gjosha: Punësimi i grave prioritet
i LSI-së, shans për familjen

Gjosha: Punësimi i grave prioritet<br />i LSI-së, shans për familjen
Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, njëkohësisht kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së për Tiranën, zhvilloi një takim me gra dhe vajza të punësuara në biznesin fason në Njësinë administrative nr. 1 në Tiranë.

Ajo theksoi gjatë takimit se mbështetja për gratë dhe vajzat mbetet prioritet për LSI-në. “Biznesi fason për LSI-në ka qenë gjithmonë një prioritet. Kemi qenë gjithmonë nё mbështetje të biznesit fason, e para sepse punësohen shumë gra, e dyta sepse kur punëson një grua ti normalisht i ke dhёnё shans tё gjithë familjes”,  tha Gjosha.

Gjithashtu, Gjosha u shpreh se LSI ka insistuar që të paktën këtyre bizneseve të mos i vihej taksa progresive e cila do t’i dëmtonte ato. “Kёtё kemi bёrё dhe vazhdojmë ta kemi sërish nё programin tonë për t’i dhёnё një mbështetje biznesit fason”, tha Gjosha.

Kandidatja për deputet e LSI-së në qarkun e Tiranës, Gjosha bëri me dije edhe një pikë tjetër të programit të LSI,që lidhet me promovimin e produkteve “Made in Albania”. “Besoj që edhe kompania juaj, ky biznes e promovon kёtё, duket te puna juaj te cilësia.

Gjithçka ёshtё një promovim i jashtёzakonshёm që bёhet nё vendet e tjera dhe sidomos me Italinë që ёshtё vendi fqinj, ku nga kёto produkte kaq cilësore të prodhuara nga duart tuaja sa vjen dhe vazhdon dhe shtohet puna, dhe shtohet kërkesa e palës italiane po pse jo dhe e bizneseve të tjera nё vendet e tjera për të ardhur dhe për të hapur bizneset e tyre këtu nё Shqipëri”, tha Gjosha.

Kryesuesja e listës për Tiranën, theksoi gjithashtu se arsimit profesional do t’i jepet prioritet në mënyrë që gratë dhe vajzat që punësohen të mos kenë periudhën e provës që është kosto për biznesin,por të certifikohen më parë me kurse profesionale.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim