Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha pati sot një komunikim me mediat në lidhje me vendimin e fundit të qeverisë për rrjetin e njësive të integrimit europian, dhe rrjetin e njësive të hartimit të legjislacionit. Këto struktura, do të jenë garantet për  qasjen që do të ndjekë vendi ynë, në hapat e mëtejshëm drejt Bashkimit Europian.
 
“Me qëllim rekrutimin  e të rinjve më të talentuar dhe profesionistëve më të mirë,  qeveria ka  parashikuar  një trajtim të veçantë financiar për nëpunësit e këtyre njësive.  Në këtë mënyrë, do bëhet i mundur krijimi i një ajke të administratës, të stimuluar siç duhet,  për një punë cilësore dhe me standarde”, tha Ministrja Gjosha. 


Ky vendim i Këshillit të Ministrave shtoi ajo, i jep një shtysë reformës në administratë, si një komponent kyç që do e çojë Shqipërinë drejt integrimit”, tha ministrja Gjosha.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)