Ministrja Integrimit Europian, Klajda Gjosha ka deklaruar sot se duhet një reformim i thellë i sistemit të drejtësisë, për forcimin e shtetit ligjor.
Këtë deklaratë Gjosha e ka bërë gjatë një takimi me një delegacion të Komisionit për Çështjet Europiane të Parlamentit të Danimarkës kryesuar prej Kryetares së këtij komisioni, Mette Gjerskov.
Anëtarët e komisionit shoqëroheshin prej Ambasadorit të Danimarkës në Shqipëri, Mads Sandau-Jensen aty ku Gjosha, vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe mbështetjen që Danimarka i ka dhënë Shqipërisë për procesin e integrimit, veçanërisht statusin e vendit kandidat.
Gjosha, u shpreh gjatë takimit se Shqipëria është e vendosur të ecë përpara me reformat që i shërbejnë të ardhmes europiane të vendit.
“Fokusi ynë mbetet reformimi i thellë i sistemit të drejtësisë, si parësor për forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe për thithjen e më tepër investitorëve të huaj në vend. Por mbi të gjitha për të rikthyer besimin e qytetarëve te sistemi. Qytetarët tanë, janë mbështetësit më të mëdhenj të procesit të integrimit të vendit”, tha Ministrja Gjosha.
Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane të Parlamentit të Danimarkës Mette Gjerskov shprehu kënaqësinë për vizitën në Shqipëri dhe vuri në dukje se Danimarka mbështet progresin e Shqipërisë dhe zbatimin e reformave kyçe, duke nënvizuar se kjo rrit besueshmërinë e Shqipërisë pranë partnerëve të saj evropianë.
Gjosha, informoi delegacionin edhe për punën që po bëhet me 5 prioritetet, duke shprehur angazhimin maksimal të qeverisë për ti përmbushur sa më shpejt masat e përcaktuara në udhërrëfyes.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com