Gjosha: Respektimi i të drejtave
të njeriut, kusht për integrimin

Ministrja  e Integrimit Europian, Klajda Gjosha ka thënë sot se, respektimi i të drejtave të njeriut është një nga 5 kushtet për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
 
Këtë deklaratë, Gjosha e ka bërë nga Ambasada Pink/ LGBT Pro Shqipëri (PINK), Shtëpia e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri (HRHA) dhe Rrjeti Kombëtar i të Rinjve Shqipëri-ANYN, mori pjesë në aktivitetin “30 personazhet e vitit 2015” që janë përzgjedhur nga organizatat e shoqërisë civile në konsultim me komunitetin LGBT, për punën  në avancimin e të drejtave të personave LGBT në vend.
 
Ministrja e përzgjedhur si një prej këtyre personazheve, u shpreh se
të punosh për të drejtat e njeriut, do të thotë të shohësh vendin tënd më të  më të zhvilluar dhe më të hapur.
 
Gjosha u shpreh se veçanërisht 5 vitet e fundit shumë gjëra kanë ndryshuar.
 
Ministrja theksoi se duhet punuar për ndryshimin e mentalitetit dhe se një shoqëri e emancipuar është ajo që pranon diversitetin.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar