TIRANË-Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës, Didier Reynders.
Ministrja Gjosha, falenderoi z. Reynders, për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe gjithë procesin e integrimit.
Bashkëbiseduesit, diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit, si dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve .
Ministrja Gjosha e informoi Zëvendëskryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, për masat konkrete që qeveria ka ndërmarrë dhe po ndërmerr për përmbushjen e 5 prioriteteve që vendit i janë lënë kusht nga Bashkimi Europian deri në hapjen e negociatave.
"Jemi të vendosur dhe maksimalisht të angazhuar për të mos humbur asnjë minutë kohë, në mënyrë që të avancojmë sa me shpejt me axhendën tonë europiane, pasi për ne procesi i integrimit është procesi i të ardhmes dhe prioriteti më i rëndësishëm kombëtar", tha Ministrja Gjosha gjatë takimit.
Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, pret Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës, Shkëlqesinë e tij z. Didier Reynders
Zëvendëskryeministëri i Mbretërisë se Belgjikës, u shpreh se mbështetja Belgjikës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, do të vijojë në të gjitha fazat. Ai gjithashtu vlerësoi reformat e ndërmarra deri tani, duke theksuar se për të përparuar edhe më tej me këtë proces të rëndësishëm është e domosdoshme reforma në drejtësi.
"Një reformë e mirëfilltë në Drejtësi është shumë e nevojshme për Shqipërinë dhe Mbretëria e Belgjikës është e gatshme të asistojë në këtë proces nëpërmjet ekspertizës së saj apo trajnimeve të nevojshme",tha Zëvendëskryeministri belg./ATSH/
/Shqiptarja.com