Ministrja vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Austrisë, duke shprehur falenderimet për mbështetjen e vazhdueshme që i është dhënë vendit tonë, veçanërisht për statusin e vendit kandidat, bëjnë me dije burime zyrtare nga ministria e Integrimit.
Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, reformat e ndërmarra nga qeveria dhe sfidat e mëtejshme për vendin, ishin në fokus të diskutimeve gjatë këtij takimi.
Ministrja Gjosha, e informoi Sattler mbi ecurinë e 5 prioriteteve, duke theksuar angazhimin e qeverisë shqiptare për përmbushjen sa më të shpejtë të tyre.
Bashkëbiseduesit u ndalën tek reforma në drejtësi, duke e konsideruar thelbësore për hapjen e negociatave dhe konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë së vendit. Ministrja Gjosha, u shpreh se me miratimin konsensual të kësaj reforme, Shqipëria do të jetë gati të marrë një rekomandim nga Komisioni Europian, për të vijuar implementimin e saj përmes hapjes së negociatave.
Ambasadori Sattler, theksoi se Austria inkurajon progresin e Shqipërisë dhe do të vijojë të mbështesë vendin me procesin e integrimit.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
