Ministrja e Integrimi, Klajda Gjosha tha sot nga Mali i Zi se “sfidat e procesit të integrimit europian, kapërcehen vetëm duke konsoliduar demokracinë dhe rritur standardet për qytetarët”.
Gjosha zhvilloi një vizitë zyrtare në Malin e Zi. Veç disa takimeve me zyrtarë të lartë të këtij shteti, ajo mori pjesë në takimin e parë të Komitetit të përbashkët për integrimin Europian, mes Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Ky komitet mblidhet pas marrëveshjes mes dy vendeve në kontekstin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, nënshkruar në 2015-ën.
Gjosha tha se Mali i Zi është “një hap përpara” Shqipërisë në procesin e integrimit në BE, ndërsa shtoi se kjo mund ta ndihmojë vendin tonë që të “mos përsërisë ato gabime që ndoshta Mali i Zi ka bërë më herët gjatë procesit”.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com