Gjosha: Shqipëria beson te Projekti
europian, avancon për integrimin

Gjosha: Shqipëria beson te Projekti<br />europian, avancon për integrimin
Ministrja e Integrimit Europian,Klajda Gjosha, zhvilloi në Hagë të Hollandës një takim me Robert De Groot, Drejtor për Integrimin Europian në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Hollandës. Gjithashtu Ministrja takoi edhe Daphne Bergasma, Drejtoreshë e Departamentit të Europës në Ministrinë e Punëve te Jashtme ku lka thënë se, Shqipëria është e vendosur që të përparojë në axhendën e integrimit europian.

Gjatë këtij takimi, Ministrja vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe rishprehu falenderimet për mbështetjen që Hollanda i dha Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat.
 
Për ne procesi ka qenë para së gjithash shtysë e fortë në konsolidimin e demokracisë, ndaj jemi të vendosur për të përmbushur të gjitha detyrimet tona, në mënyrë që të hedhim një tjetër hap përpara. Ne besojmë tek fuqia transformuese e projektit Europian”, tha Gjosha.

Reforma në Drejtësi ishte një pikë e rëndësishme diskutimi gjatë takimit. Ministrja e informoi De Groot me hapat që janë hedhur për kryerjen e kësaj reforme, duke nënvizuar se me miratimin e saj Shqipërisë do ti ndizej drita jeshile për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe Samiti i Parisit, i cili solli miratimin e disa projekteve infrastrukturore dhe ndërlidhëse për Ballkanin Perëndimor.

Gjosha u shpreh se sa më i thelluar të jetë bashkëpunimi mes vendeve aq me e shpejtë do të jetë rruga e integrimit. "Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është gjithashtu siguri për vetë Europën e Bashkuar, ku këto vende aspirojnë të hyjnë", tha Gjosha.

De Groot u shpreh se mënyra më e mirë për të avancuar me procesin e integrimit janë rezultatet e reformave të një vendi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'