Gjosha: Shqiptarët nuk kanë
votuar kundër SHBA, qeveria po

Gjosha: Shqiptarët nuk kanë<br />votuar kundër SHBA, qeveria po<br>
"Votimi i Shqipërisë dje për rezolutën e OKB-së mbi statusin e Jeruzalemit ishte në mënyrë demonstrative një votë kundër aleatit më të rëndësishëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve, një votë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës", është shprehur deputetja e LSI Klajda Gjosha në lidhje me votën e Shqipërisë dje në OKB.

"Shqipëria dhe shqiptarët në fakt nuk kanë votuar kundër SHBA-së, është vetëm qeveria ajo që mbart sot këtë votë të rëndë mbi supe, dhe këtu është ndarë njëherë e përgjithmonë qëndrimi qytetar me qeverinë. Vota e qeverisë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shënuar në mënyrë të paprecedentë edhe një votë kundër Kosovës", ka theksuar Gjosha.

 

"Në një vendim kaq të rëndësishëm nuk ka pasur asnjë lloj konsultimi, as me Kuvendin e Shqipërisë dhe as me Presidentin e Republikës. Kjo votë do të duhej të ishte unifikuar dhe të përfaqësonte mbi të gjitha votën e popullit shqiptar. Mbrëmë vetëm pak minuta pas kryerjes së votimit, Ministria e Evropës dhe e Punëve të Jashtme ka nxituar të shpjegojë për opinionin publik votën kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dëshiroj ti them sot kryeministrit dhe ministrit të jashtëm, se pasi keni vënë shqiptarët në një pozicion të vështirë dhe para një fakti të kryer, çdo justifikim tjetër është i pavlerë. Sjell në vëmendjen tuaj se edhe vende anëtare të Bashkimit Europian si Kroacia, Hungaria, Rumania, Polonia kanë abstenuar me votën e tyre ndaj rezolutës së OKB-së, ndaj është për të ardhur keq, edhe keqpërdorimi që I është bërë vetë Bashkimit Europian duke e përdorur atë si një mburojë për të mbuluar votën kundër aleatit tonë strategjik.

Është e rëndë kur shikon se kryeministri e do Amerikan për të kapur drejtësinë dhe për të dhunuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe në krahun tjetër investohet kundër saj, në kundërshtim me interesin kombëtar. Asnjë marrëdhënie dhe asnjë raport i Shqipërisë nuk krahasohet me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që gjithnjë kanë qëndruar fort në krahun e shqiptarëve, ndaj shqiptarët do të tregojnë gjithnjë një mirënjohje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës",
shprehet Gjosha në një deklaratë për shtyp.

Er.K/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike