Gjosha: Spanja, ekspertizë për reformat e rëndësishme

/ATSH/.- Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, në vijim të vizitës në Spanjë u takua me Këshilltarin e Kryeministrit për Çështjet Europiane, Jorge Toledo, të cilit i shprehu rëndësinë madhore që ka për Shqipërinë procesi i integrimit.
Gjatë takimit bashkëbiseduesit diskutuan për reformat e ndërmarra nga vendi ynë, ku Këshilltari Toledo vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë për t'ju afruar Bashkimit Europian, vendosmërinë për të ecur përpara me procesin, si dhe masat që po merren për të plotësuar kushtet dhe standardet e kërkuara.
Gjosha e informoi zyrtarin spanjoll për ecurinë e 5 prioriteteve, punën e bërë deri tani për secilin prej tyre, si dhe pritshmëritë pozitive që ka Shqipëria për progres-raportin që pritet të publikohet së shpejti. "Angazhimi është maksimal për të miratuar brenda një kohe të shkurtër reformën në drejtësi, e cila është thelbësore për qytetarët, por dhe për vetë procesin e integrimit, pasi ne nuk mund të hapim negociata pa këtë reformë, që duhet të jetë e thellë dhe konsensuale. Procesi i integrimit për ne është një rrugë pa kthim pas", tha Ministrja e Integrimit.
Gjosha nënvizoi se ekspertiza e Spanjës për reformën në drejtësi, por dhe në fusha të tjera do të vlerësohej maksimalisht nga qeveria shqiptare. Në fokus të takimit ishte dhe Procesi i Berlinit, ku bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, si mundësinë më të mirë për zhvillimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe integrimin e shpejtë të tyre në Bashkimin Europian

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Tiranë, pedagogu amerikan mbyt gruan dhe dy qentë me litar, më pas var veten