Shqipëria nuk ka asnjë lëkundje në objektivin e saj integrues, pavarësisht tronditjes që Unioni mori mes largimin e Britanisë pas referendumit “Brexit”. Për ministren e Integrimit Klajda Gjosha, ky zhvillim është një kambanë alarmi për BE-në që të marrë masa për parandalimin e të tjera referendumeve të ngjashme e për t’i hapur rrugë vendeve pretendente si Shqipëria. Pyetja që bëjnë sot të gjithë europianët, e për më tepër shqiptarët të cilët mbështesin fuqimisht procesin e integrimit është pikërisht: A ja vlen e gjithë përpjekja për tu bërë pjesë e një Evrope që ndër të tjera rrezikun e  një shpërbërje të mundshme nuk e ka më aq të vogël sa më parë?