Gjosha: T’i çojmë deri në fund reformat e nisura për vendin

 
TIRANË, 28 Qershor /ATSH- I. Vata/-Nën kujdesin e Kryeministrit Edi Rama, me rastin e marrjes së statusit kandidat të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, u zhvillua ditën e shtunë, në Pallatin e Brigadave kremtimi i festës gjithëshqiptare, ku i parapriu koncerti me pjesë të zgjedhura muzikore dhe me pas himni kombëtarë.
Në këtë kremtim e kësaj feste, marrin pjesë përfaqësues të lartë të Shtetit e politikës si, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ministra të qeverisë, kryetari i AKR-së Bexhet Pacolli, njërëz të artit dhe kulturës, përfaqësues të mediave, diplomat dhe ambasadorë të huaj të akredituar në Tiranë.
Në fjalën e hapjes, Ministrja e Integrimit Evropin, Klajda Gjosha u shpreh se "kur nisa detyrën si ministre, kuptova se ishte një sfidë e madhe për të ecur përpara, drejt rrugës së integrimi. Sot ndihem mirë, që jamë pjesë e një momenti historik, jo vetëm si përfaqësuese e këtij kabineti, por dhe si përfaqësuese e këti kabineti që ka punuar me vullnetin të palëkundur për plotësimin e këtij pririoriteti Kombëtare".
Po ashtu, Gjosha u shpre se "të qenit zyrtarish vend potencial për Bashkimit Evropian, do thotë të jetë për ne një momenti reflektimit për punën e madhe që na pret përpara, duhet ta shfrytëzojmë këtë moment pozitiv, që t'i çojmë deri në fund reformat e nisura për vendit. Rrugëtimi 24 vjecarë ka kaluar përmes përpjekjesh dhe kontributit të disa qeverie, por dua të falënderojë të gjithë ato personalitete që kanë patur përgjegjësin për të punuar në integrimin e Shqipërisë".
Proçesi i integrimit tha Gjosha "nuk përfundon me marrjen e statusit kandidat. Përkundrazi, kemi ende rrugë të gjatë, madje të vështirë për të shkuar me sekses në destinacionit tonë final. Marrja e statusit, mbylli një etapë me përgjegjësi madhore. Me 24 qershor, Shqipëria, ia doli me sukses të marrë këtë hap të rëndësishëm. Statusi i vendit kandidat, duhet të shihet nga të gjithë ne, si një shtyes motivuese. Proçesi i integrimit evropian nuk e njeh gjuhën e përjashtimit, ka nevojë për të gjithë ne. Sepse, Evropën nuk do të na e dhurojë askush. Duhet ta ndërtojm brenda vetës. Me marrjen e statusit të vendit kandidat, Shqipëria, ia doli të fitojë një betej më vete, tani nuk duhet të ulim ritmin se beteja jonë vazhdon".
 
Ndërsa, Zëvendësambasadori i Bashkimit Europian, Clive Rumbold, tha se "është kënaqësi që marrë pjesë në një festë si kjo, pasi Shqipëria tashmë mori statusin e vendit kandidat në BE .Dhënia e statusit kandidat është një akt i rëndësishëm për popullin shqiptarë dhe mbi të gjitha është një njohje e punës së merituar, bërë nga Shqipëria dhe për progresin që ka arritur. Do të doja të përgëzoja qeverinë, institucionet shtetërore, shoqërinë civile për kontributin e tyre. Eshtë dashur vite punë nga aktorët për të arritur deri këtu, besoj se njohja është një inkurajim i fortë për të vazhduar në vazhdimësi".
"Shqipëria ka një axhendë të qartë për periudhën në vazhdimt. Janë pesë prirjoritete të qarta që duhet ë përmbushen dhe të trajtohen në mënyrë që BE, t'u njohë për antarësimin në Bashkimin Evropian. Shqipëria duhet të dyfishojë përpjekjet për të përmbushur reformat, si reforma në gjyqësor, administratë publike apo si dhe lufta ndaj krimit të organizuar. Të qenit një hap më pranë Bashkimit Evropian është një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Në fakt, Shqipëria është e mirëpritur në luftën që ka bërë kundër drogës dhe kërkohet të vazhdohet më fort dhe më me energji" u shpreh zv.ambasadori.
Gjithashtu, Zv.Ambasadori tha se "unë shpresoj se proçesi i integrimit është dinamik, ashtu siç edhe thekroi,  Komisioneri Fyler, por Bashkimi Evropian, mbanë premtimet dhe angazhimet e veta në momentin e realizimit të reformave. Shqipëria ka bërë shumë, por betët për të bërë një rrugëtim  të gjatë ka nisur dhe ju e keni mbështetjen e BE-së dhe le ta bëjmë rrugëtimin bashkë" përfudoj ambasadori i BE-së në Tiranë.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç