Gjosha takon në Vjenë Linhart:
Reforma në drejtësi është çelësi 

Gjosha takon në Vjenë Linhart:<br />Reforma në drejtësi është çelësi 
Në Vjenë do të organizohet konferenca '' Qeverisje publike si themel i Procesit të Integrimit'' në të cilin do të marrë pjesë ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha. Ajo ka organizuar ditën e sotme një takim me Sekretarin e Përgjithshëm pranë Ministrisë së Jashtme Austriake Michael Linhart.
 
Gjosha ka falenderuar Austrinë për mbështetjen e vazhdueshme gjatë procesit të integrimit të Shqipërisë dhe në vijim është diskutuar për rëndësinë që kanë reformat për4 transferimin e Shqipërisë.
 
Fokusi i bisedimeve ishte reforma në drejtësi e cila mbetet çelësi për hapjen e negociatave të mëtejshme me Bashkimin Europian. Ministrja e informoi z. Linhart për ecurinë e 5 prioriteteve duke shprehur edhe njëherë angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare për të përshpejtuar procesin e integrimit europian.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare